Mbase keni marrë ndonjë letër nga dikush që ka pasur një nënshkrim në fund të e-mailit i cili përveç të tjerash ju është dukur si element dhe përfaqësim i një profesionisti.
Por mbase edhe mund të ju ketë shkuar mendja që ta paramendonit veten duke përdorur ndonjë nënshkrim të ngjashëm kur dërgoni e-maile tek të tjerët.
Apo mbase, ju gjithmonë e shkruani të njëjtën gjë në fund të çdo e-maili? Nëse po, atëherë keni nevojë që të përdorni një nënshkrim për e-mailin tuaj.
Si të krijoni një nënshkrim e-maili në Outlook 2013
Gjëja e parë e cila ju duhet është të hapni Outlook-un dhe të klikoni File për të hapur pamjen Backstage.
Më pas shkoni në seksionin Options, duke e zgjedhur atë nga panoja në anën e majtë.
Nga aty ju duhet të zgjidhni Mail, në anën e majtë.
Pastaj shkoni poshtë derisa të shihni butonin Signatures… dhe posa ta shihni klikoni mbi të.
Sigurohuni që llogaria e saktë e e-mailit është zgjedhur në anën e djathtë, pastaj klikoni butonin New dhe emërtojeni nënshkrimin tuaj.
Dhe tani, e tëra që ka mbetur të bëni është të shkruani nënshkrimin tuaj. Mbani në mend, teksti që e zgjidhni për nënshkrim do të shtohet me çdo e-mail që e dërgoni nga llogaria përkatëse.
Kjo ishte e tëra që duhej të bëhej. Shpresojmë që kjo sadopak do të ju hyjë në punë. (PCWorld Albanian)
Categories