Çdo person që përdor sinjalin WiFi e di që ndonjëherë ky sinjal mund të jetë shumë i dobët dhe të shkaktojë shumë probleme, mirëpo për këtë zgjidhja është Linkase.
Maska e re Linkase me shtojcën për WiFi për iPhone premton se do ta rregulloje këtë problem me një antene shtesë në anën e pasme, e cila rrit kapacitetin e sinjalit WiFi.
Pas vendosjes se maskës në iPhone, në anën e pasme gjendet antena e cila nxirret nga lart dhe përmes se cilës behet përmirësimi i sinjalit.
Sipas asaj që shkruajnë nga fabrika Absolute Technology e cila e zhvilloi këtë pajisje, sinjali përmes saj rritet për madje 50% më shumë.
Linkase është i punuar nga polikarbonati dhe është i mbuluar me lëkurë nga ana e jashtme që e bën më të përshtatshëm për përdorim, ndërsa nga ana e përparme është i veshur me gome për shkak të mbrojtjes më të mirë të qelqit.
Është në disponim në ngjyrë të bardhë, zezë, kuqe, hiri dhe kaltër. (PCWorld Albanian)