Fëmija juaj mund të ankohet për dhimbje barku, të përziera dhe t’ju kërkojë të mos shkojë në shkollë. Ju mund të mendoni se ai po sajon justifikime për të mos shkuar dhe e akuzoni se po luan rolin. Por tregohuni të kujdesshëm!
Fobia ndaj shkollës është një faktor shumë i rëndësishëm për t’u vlerësuar në mbarëvajtjen shkollore të fëmijës. Nëse fëmija juaj ka këtë problem, atëherë duhet zgjidhur sa më pare.
Në shumicën e rasteve fobia ndaj shkollës zhvillohet në lidhje me frikën nga ndarja, por asnjëherë frikën nuk duhet ta ulim deri në këtë pikë. Te çdo fëmijë i cili ndahet nga shtëpia ekziston frika nga ndarja, por kjo është një ndjenjë e kontrolluar dhe nuk mund të cilësohet si fobi shkolle.
Kjo frikë merr përmasa shqetësuese, sepse fëmijës i dhëmb me të vërtetë barku dhe ka të përziera. Këtë e ndan me prindërit duke i thënë se nuk dëshiron të shkojë në shkollë. Në raste të tilla prindërit mendojnë se fëmija po luan me ta, por këtu e kanë gabim. Nuk është sjellje e drejtë fajësimi i fëmijës si gënjeshtar. Sepse fëmija mund të ketë dhimbje të forta barku.
Fëmijët fobikë nuk janë fëmijë dembelë
Fëmijët që vuajnë nga fobia e shkollës nuk janë fëmijë dembelë dhe në rast të zgjatjes së ankesave e shqetësimeve, situata mund të rëndohet më shumë. Këta fëmijë nuk janë dembelë. Ai mund të mos dëshirojë të shkojë në shkollë për shkak të problemeve familjare apo ato të lidhura me shkollën, kur shkon në shkollë ndihet keq. Për të bërë dallimin mes një frike normale dhe fobisë, duhet të shikojmë nëse shqetësimet zgjasin më shumë se dy ditë. Nëse shqetësimet vazhdojnë, atëherë mund të flasim për një fobi.
Shmangni zemërimin, por mos e teproni në lëshime!
Në këtë rast nuk këshillohet as zemërimi apo nevrikosja e prindit dhe as lëshimi i situatës në duart e fëmijës. Është shumë e rëndësishme të bëhet përcaktimi i shqetësimit. Fëmija mund të jetë shumë i shqetësuar; kjo lind nga fjalët ofenduese të mësueses, nga një fjalë e dëgjuar nga shokët apo nga një situatë e krijuar në shtëpi. Në raste të tilla duhet të analizohet lidhja e fëmijës me mësuesen dhe të merret sa më shumë informacion rreth saj. Është krejt normale nëse fëmija nuk dëshiron të shkojë 3-5 herë në shkollë. Nëse refuzimi i tij shoqërohet edhe me dhimbje, situata duhet të vlerësohet seriozisht. Këtu është e rëndësishme të përcaktohet shkaktari i frikës. Përpiquni ta zgjidhni sa më parë problemin nëse fëmija vuan nga fobia e shkollës. /Start/
Categories