Bota ka shumë të dashuruar dhe të gjithë të dashuruarit nga një botë.
Shumë thënie e vargje të dashurisë më ngjallën e më prunë lot,
Dhe i thashë vetes: këto janë veç fjalë me të cilat zemrën po e thaj!
Por dashuria nuk varet prej tyre, po fjalët i varen asaj.
Nëse bota është kohë dhe vend,
Atëherë unë dashurinë nuk e fus në send!
Dhe s’kam arsye pse e dua, se nuk e dua me mend.
Dashurinë e kam si glob në zemër, ku ajo zë vend sa një kontinent.
Nuk e dua pa masë, sepse edhe unë, edhe ajo jemi të matshëm.
Nuk e dua as pak, as tepër – sepse të dy rastet janë të luhatshëm!
E dua sa e meriton, edhe pse ndoshta do t’i duket pak!
Nëse s’ndihet rehat, do të bindet kur do të bëhem plak!
Nëse bota është vend dhe kohë,
Pa të s’jam i verbër, po me të më mirë shoh!
Dhe pyetja e saj e çdokohshme “A më do?”
Mua më sjell qetësinë dhe pa fjalë i them “po”.
Sepse një i urtë një herë më tha këto gjëra mos i harro:
Meshkujt pyesin me përgjigje, femrat me heshtje.
Dhe nëse meshkujt përgjigjen me heshtje, femrat me pyetje.
Nuk e dua më shumë se gjithçka, sepse gënjeshtër është kjo
Që meshkujt ua thonë femrave, derisa të marrin prej tyre fjalën “po”.
Nuk e dua as më pak se gjithçka, kur më pyet se sa e qysh.
I them ashtu siç qëndron mes njëshit dhe treshit cilido dysh.
Kanë thënë të mençurit:
Njeriun kur ta duash, asnjë e metë dashurinë s’e zbeh.
Kur nis ta urresh, edhe të metat që nuk i ka ia sheh.
Prandaj, nga të këqijat e kësaj bote kërkoj te Zoti strehë
Dhe uji që e pi me të – në botën tjetër si verë le të na dehë!
Arsim Jonuzi, 07.03.2014