Islami në Mali vjen në shekullin e nëntë përmes tregtarëve nga fisi Tuareg dhe Berber dhe për më pak se 150 vjet bëhet religjioni më i përhapur në këtë vend.

Sot, në shtetin pesëmbëdhjetë milionësh, 90% e popullsisë janë muslimanë, prej të cilëve 95 % janë sunnitë dhe 5% të ashtuquajtur “muslimanë” Ahmadi.

Edhe pse vitet e fundit, nga Mali na vijnë informacione për shkatërrime të luftës, mungesë të ushqimit dhe numrit të madh të refugjatëve në vendet fqinje. Shumë pak na është e ditur se në Republikën e Malit ekziston një prej simboleve më të mëdha të Islamit në Afrikë, e kjo është Xhamia e Madhe në qytetin Djenne, e cila tërësisht është ndërtuar nga “balta” dhe trarët e “drurit”, dhe njihet si ndërtesa më e madhe në botë nga “balta”.

Data e fillimit të ndërtimit të xhamisë së parë mbetet e panjohur, por supozohet të jetë mes viteve 1200-1250 (sipas kalendarit Gregorian).

Për herë të parë e përmend Tarikh el- Sudan, me emrin “Al-Sadi”. Tarikh thotë se Sulltan Kumburu është konvertuar në Islam dhe ka urdhëruar që pallati i tij të shndërrohet në xhami.
Nuk ekziston ndonjë provë tjetër me shkrim për këtë xhami deri në vitin 1828 , kur hulumtuesi francez e përmend në memoaret e tij. Kjo xhami ka ekzistuar deri në vitin 1893, kur gjenerali francez “Louis Archinard” nuk e rrënoi dhe brendësinë e saj e shndërroi në varreza.

Për restaurimin e xhamisë është dashur të pritet deri në vitin 1906, kur edhe filloi rindërtimi dhe përfundoi në vitin 1907. Kjo xhami e re është ndërtuar në stilin sudanez, por gjatë viteve ajo filloi të transformohet në stilin arab (mos t’ju habitë ky dallim i stilit i ndërtimit sudano -arab, sepse kur thuhet stil sudanez mendohet për stilin “Numibijit”). Gjatë historisë ajo ka ndryshuar ngjyrën nga “kafja” në të “kuqe”

Duhet përmendur se banorët e qytetit Djenne, çdo vit, pas sezonit me shi e restaurojnë xhaminë, duke ia bërë një fasadë të re nga balta dhe kështu ia dalin ta ruajnë si një tërësi. Por, riparimet në xhami bëhen për çdo muaj, kështu që sot xhamia duket në gjendje të mirë.

Dimensionet e xhamisë janë 75×75 metra, hapësira për lutje është 28×50 metra. Sipër xhamisë dominojnë tri kulla të larta, prej të cilave ajo e mesme është më e gjatë me 16,25 metra lartësi. Mihrabi është vendosur në kullën qendrore, ndërsa mimberi në kullën e djathtë. Në vitin 1988 UNESCO e ka rënditur në trashëgiminë kulturore botërore./igj/