Esadi vazhdon të marrë jetë njerëzish.
Në sulmet e fundit të forcave të Esadit në Siri kanë humbur jetën 73 persona, në mesin e të cilëve ka edhe gra e fëmijë.
Qytete dhe vendbanime të ndryshme të vendit vazhdojnë të jenë nën bombardime intensive nga toka dhe ajri të reparteve ushtarake të varura nga Esadi.
Në mesin e të vrarëve ka edhe 18 fëmijë e 7 femra.
Në një kohë që operacionet e forcave të Esadit vazhdojnë pa pushim, ndaj një spitali fushor të ngritur afër kufirit me Turqinë është kryer një atentat me autobombë.
Si pasojë e shpërthimit të bombës gjetën vdekjen 12 persona, ndërsa u plagosën 65 të tjerë.
Nga ana tjetër gjatë shpërnguljes së civilëve në Humus, veprim që kryhet nën mbikëqyrjen e OKB-së, janë liruar edhe 60 persona të tjerë që mbaheshin të arrestuar në burg nga forcat e Esadit.
Njoftohet se në burgje ndodhen akoma edhe 181 të arrestuar të tjerë.
Categories