Më shumë se 70 000 të vdekur, një milionë refugjatë dhe një vend në shkatërrim, është bilanci i këtyre dy viteve të fundit në Siri.
Më shumë se 70 000 të vdekur, një milionë refugjatë dhe një vend në shkatërrim. Në dy vjet, revolta kundër regjimit të Bachar al-Assad në Syrie është kthyer në një luftë civile shkatërruese, pa rrugëdalje.
Shtypur me gjak, revolta paqësore e qindra mijëra sirianëve që kërkojnë më shumë liri është transformuar në një konflikt të armatosur mes ushtrisë të lidhur ngushtë me regjimin dhe grupeve rebele.
Më poshtë vijojnë ngjarjet që prej fillimit të revoltës:
MARS 2011
– 15-16 mars: Në Damask, thirrja për manifestime në rrjetin social Facebook për “një Siri pa tirani, pa ligj emergjence, pa gjykata të veçanta”, pikënisja e një lëvizjeje kontestash t ëpazakonta.
– 18-27 mars: Manifestime në Damask, Banias (veriperëndim) dhe Deraa (jug), bastion i kontestave (100 të vdekur). Dhunë e përgjakshme në Lattaquié (veriperëndim).
PRILL
– 18 prill: Damasku denoncon një ”rebelim të armatosur të grupeve salafiste”.
– 25-26 prill: Kontesta shtrihet dhe radikalizohet me thirrje për rrëzimin e regjimit. Në muajin qershor ushtria vendoset pranë Irakut, kufirit turk dhe më Libanit.
KORRIK
– 15 korrik: Më shumë se një milionë persona manifestojnë kundër regjimit, veçanërisht në Hama dhe Deir Ezzor (lindje).
-31 korrik – Rreth 100 persona të vrarë gjatë një ofensive të ushtrisë në Hama.
GUSHT
– 18 gusht: Barack Obama dhe aleatët perëndimorë i kërkojnë Bachar al-Assadit të largohet. Vendet perëndimore dhe arave veçanërisht miratojnë një sërë masash kundër regjimit.
NËNTOR
– 16 nëntor: Një qendër e shërbimeve sekrete pranë Damaskut sulmohet nga ushtria siriane e (ASL), një forcë e opozitës së armatosur, krijimi i së cilës u njoftua në muajin korrik nga koloneli Riad Assaad, dezertor i strehuar në Turqi.
SHKURT 2012
– 4 shkurt: Vetoja e dytë kino-ruse për një projektrezolutë të OKB-së që dënonte represionin.
– 12 shkurt: Lidhja Arabe vendos t’i japë një mbështetje politike dhe materiale opozitës dhe të kërkojë një forcë arabo-onuziane. Në muajin janar ajo kishte paraqitur një plan të ri që parashikonte një transferim të pushteteve nga Assad tek zëvendëspresidenti.
– 22 shkurt: Dy gazetarë perëndimorë, një francez dhe një amerikane vriten në Homs. Dy të tjerë, një britanik dhe një franceze plagosen rëndë. Një gazetar francez u vra në muajin janar.
– 24 shkurt: Konferenca ndërkombëtare në Tunis njohu Këshillin Kombëtar Sirian (CNS), lancuar në fillim të muajit tetor në Stamboll, si një përfaqësues legjitim dhe u angazhua të jepte mbështetje efektive për opozitën.
– 26 shkurt: Referendum për një Kushtetutë të re, që u cilësua si qesharake nga opozita dhe Perëndimi.
MARS
– 1 mars: Ushtria merr kontrollin e lagjes simbol Baba Amr, bastion i rebelimit në Homs, pas dy ditësh luftime dhe katër javëve bombardime.
– 7 mars: Përfaqësuesja e operacioneve humanitare të OKB-së, Valerie Amos viziton katër lagje të Homsit, plotësisht të shkatërruara.
– 8 mars: Dezerton qeverinë zëvendësministri i Naftës, zyrtari i parë i qeverisë.
– 9 mars: Forcat e regjimit ndërmarrin një ofennsivë në provincën Idleb (veriperëndim), një ditë para mbërritjen në Damask të të dërguarit të OKB-së dhe Lidhjes Arabe, Kofi Annan.
– 10 mars: Dhuna shkakton 90 të vdekur në mbarë Sirinë, veçanërisht në provincën Idleb ku forcat qeveritare ndërmarrin një sulm në qytetin Idleb.
– 11 mars: Forcat qeveritare vazhdojnë ofensivën në provincën Idleb. Në fundjavë numri i të vdekurve arrin në 150.
– 12 mars: Të paktën 47 trupa grash dhe fëmijësh gjenden në qytetin sirian të Homsit, një masakër atribuar nga opozita forcave të regjimit dhe sipas medias zyrtare ”terroristëve”.
– 16 qershor: Vëzhhguesit e OKB-së, të ngarkuar në kuadër të një plani paqeje të Kofi Annan për mbikëqyrjen e një armëpushimi, të injoruar plotësisht, ndërpresin operacionet.
– 3 korrik: ”Human Rights Watch” denoncon një arkipelag të torturës”, me dhjetëra mijëra të ndaluar.
– 17 korrik: Rebelët ndërmarrin luftën për çlirimin e Damaskut, por janë përballur me një kundërofensivë të ushtrisë. .
– 18 korrik: Katër zyrtarë të lartë të aparatit të Sigurisë vriten në një atentat në Damask.
– 19 korrik: Veto ruso-kineze, e treta, në OKB për një rezolutë që krcënon regjimin me sanksione.
– 28 korrik: Ushtria ndërmerr një sulm në LAepo.
– 11 nëntor: Ahmad Moaz al-Khatib zgjidhet president i Koalicionit Kombëtar të opozitës duke përfshirë CNS.
– 22 dhjetor: NATO njofton zbulimin e lëshimeve të raketave Scud nga regjimi.
JANAR 2013
– 6 janar: Assad propozon një plan politik duke përfshirë dhe qëndrimin e tij në pushtet. Opozita kërkon largimin e tij.
– 26 janar: NATO njofton se raketat e para Patriot në kufirin siriano-turk janë operacionale.
– 30 janar: Khatib shprehet i gatshëm, nën kushte, për diskutime me përfaqësuesit e regjimit.
– 3 shkurt: Izraeli konfirmon se kishte kryer në fund të muajit janar një sulm kundër një kompleksi ushtarak pranë Damaskut.
– 22 shkurt: Të paktën 83 të vdekur pas një sulmi në Damask.
– 25 shkurt: Shefi i diplomacisë siriane, Walid al-Mouallem konfirmon për herë të parë se regjimi ishte i gatshëm për dialog me rebelët e armatosur.
– 28 shkurt: Uashingtoni njofton për herë të parë ndihma të drejtpërdrejta për rebelët.
6 mars: Rebelët kapin 21 vëzhgues filipinas të OKB-së në Golan.
EDITOR
12 years ago
previous article
Kompani gjermane do të hapë fabrikë për elektronikë në Maqedoni
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago