Luftëtarët clirimtarë sirian po luftojnë trupat besnike të Bashar al-Asadit, me c’rast pushtuan rajonin Al-Raqqa. Ky pushtim erdhi pas ditëve të luftimeve të ashpra, dhe tani ata kanë nën kontroll total qytetin verior, njoftuan aktivistët.
Rënia e Raqqas, qytet i vendosur në lumin Eufrat, është një zhvillim i rëndësishëm në revoltën dy-vjeçare kundër Assadit. Luftëtarët çlirimtarë nuk pretendojnë të mbajnë ndonjë nga qytetet e tjera provinciale.
Banorët në Raqqas kanë shkatërruar një statujë të ish- Presidentit Hafez al-Asad (babait të Basharit), dhe ngjarja është dëshmuar me pamjet e videove amatore të shpërndara nga aktivistët.
Luftëtarët çlirimtarë thanë se forcat besnike janë larguar rreth 60 kilometra nga qyteti, në drejtim të aeroportit, dhe ata mbetën një kërcënim. Një dëshmitrarë tha se një kompleks ushtarak i zbulimit është pranë marrjes në dorë nga forcat ant Asad
“Kjo është qyteti i parë krahinor në Siri, ku kryengritësit kanë bërë një përparim të tillë. Ata tani kanë kontrollin e plotë të Raqqas, me përjashtim të disa pozicioneve të regjimit, duke përfshirë sigurinë ushtarake dhe selinë e partisë Baath”, tha Rami Abdel Rahman, drejtor i Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut.
Aktivistët thanë se një shef policie u vra dhe dy zyrtarë të lartë të sigurisë janë kapur nga rebelët.
Raqqa momentalisht është shtëpi për 240.000 banorë, por 800.000 të tillë u detyruan të largohen si pasojë e dhunës.
Në javët e fundit, luftëtarët çlirimtarë prenë të gjitha rrugët për furnizimin e ushtrisë, dhe përshkallëzuan sulmet e tyre mbi postblloqet dhe pozitat e tjera të regjimit.
/mesazhi/