Ata gjatë një interviste për një televizion ndërkombëtarë janë bombarduar fare pranë mirëpo fatmirësisht kanë shpëtuar pë lëndime.
Përndryshe më shumë se 2 milion sirianë janë tashmë refugjatë për shkak të luftës civile që ka përfshirë vendin. Të dhëna të tilla janë bërë të ditura nga agjencia e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara. Mbi 700 mijë sirianë janë arratisur në Liban dhe numri i tyre është gjithnjë në rritje e sipër.
Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët rreth 5 mijë vetë largohen nga Siria në vendet fqinje çdo ditë. Gjithashtu, sipas agjencisë, numri i personave të zhvendosur brenda Sirisë është rreth 4.25 milionë.