Më shumë se 11 mijë fëmijë kanë mbetur të vdekur të qëlluar me armë gjatë konfliktit pothuajse 3-vjeçar civil në Siri, raportoi një grup i specializuar britanik.
Të paktën disa qindra prej tyre janë shënjestruar prej snajperave, ndërsa shumica e të miturve kanë mbetur viktimë e ciflave të predhave me të cilat janë goditur lagjet e tyre ose nga shpërthimet me bombë.
Besohet se numri i fëmijëve të cilët kanë humbur jetën në Siri të jetë disa herë më i madh, kombinuar me arsye të tjera si uria, etja apo pamundësia për t’u kuruar.
Raporti i përpiluar në Oksford synon të tregojë se ndërsa palët ndërluftuese vazhdojnë mësymjet në zonat urbane, ata që po vuajnë më shumë pasojat e luftës janë civilët e mbi të gjitha fëmijët.
Ndërsa lufta po intensifikohet në këto javë, ajo që organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kërkojnë është që të bëhet më shumë nga luftëtarët për të mbrojtur fëmijët dhe të eliminohet hapja direkte e zjarrit ndaj tyre.
Përdhunimet dhe vrasjet e fëmijëve janë shndërruar prej kohësh në një armë lufte për demoralizimin e kundërshtarit në Siri, vend ku konflikti ka shkaktuar të paktën 120 mijë viktima dhe më shumë se tre milionë refugjatë të shpërngulur jashtë vendit. / Top Channel
* Videot e gjendura më poshtë përmbajnë materiale të cilat mund të jenë të ndieshme dhe të rënda, por fatkeqësisht ky është realiteti me të cilin përballen cdo ditë prindërit në Siri.
admin
11 years ago
previous article
Terrori me shqiptarët në shtetin e Daçiqit (Foto)
next article
AAG organizoi ligjëratë në fshatin Sllatinë
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago