Qyteza Kusejr, e cila me javë të tëra bombardohet nga ana e forcave të Esadit dhe militantëve të Hizbullahut, tani gjendet nën kontrollin e ushtrisë.
Opozitarët deklaruan se janë tërhequr nga qyteza me rëndësi strategjike që gjendet në kufi me Libanin.
Televizioni shtetëror deklaroi se forcat e Esadit pas sulmeve të ndërmarra mbrëmë arritën të vënë nën kontroll qytezën Kusejr.
Kjo deklaratë u konfirmua nga ana e opozitarëve.
Ushtria për Sirinë e Lirë deklaroi se arsyeja e tërheqjes nga qyteza në fjalë ishte mungesa e municionit dhe mbështetjes.
Qyteza Kusejr që gjendet në kufi mes Sirisë dhe Libanit, është një vendkalim kritik.
Për këtë arsye të dyja palët bënin përpjekje intenzive për të vënë në dorë qytezën në fjalë.
Në sulmet e organizuara në mënyrë të përbashkët nga ana e militantëve të Hizbullahut, të drejtuar nga Irani dhe forcave të Esadit kanë humbur jetën me qindra civil.
Londra: Kemi prova për përdorimin e gazit sarin në Siri
Sipas një zëdhënësi të qeverisë britanike, Mbretëria e Bashkuar zotëron prova fiziologjike të përdorimit të gazit sarin në Siri nga regjimi i presidentit Beshar Esad.
“Ne zotërojmë disa mostra të testuara fiziologjikisht”, deklaroi zëdhënësi.
“Sipas vlerësimeve tona, përdorimi i armëve kimike në Siri është fakt i regjimit të Damaskut”, shtoi ai.
Ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar nuk ka asnjë provë se të tilla armë kimike mund të jenë përdorur nga opozita siriane.
“Përdorimi i armëve kimike konsiderohet si krim lufte”, nënvizoi ai.
Ai i bëri thirrje presidentit Esad të lejonte hetimin e menjëhershëm të këtyre armëve sipas kërkesës së OKB-së.
Sarini është një gaz i fortë neurotoksik, i padukshëm dhe pa erë. Thithja ose kontakti i tij me lëkurën shkakton bllokimin e qarkullimit të influkseve nervore dhe infarktin.
Categories