Teatër i një kontestimi që degjeneroi në luftë civile të një dhune të rrallë, Siria u shndërrua në tre vjet një terren i minuar ku amerikanët, rusët, monarkitë e Gjirit Persik dhe iranianët përplasen në distancë.
Shpërndarje armësh, mbështetje financiare, luftë sekrete diplomatike, kurrë nuk janë parë të tilla veprime që nga Lufta e Libanit në vitet ’80, kurrë një vend nuk kishte përqëndruar njëkohësisht një nivel kaq të lartë dhune dhe luftëra influencash nga fuqitë rajonale dhe ndërkombëtare.
Në këto lojëra diplomatike shumë të ndryshme, disa vende luajnë një rol të pandryshuar që nga fillimi, sikurse është Irani.
Ndërsa disa të tjera kanë fituar më shumë influencë si Rusia, në të kundërt disa kanë humbur terren dhe duket sikur nuk janë më të interesuar për çështjen si SHBA-ja.
SHBA – Nga tundimi për një sulm ushtarak në tërheqje progresive
Administrata amerikane prej shumë kohësh ka kërkuar me çdo kusht largimin e presidentit Bashar al-Assad.
Madje u duk sikur ajo kishte planifikuar dërgimin e armëve për opozitarët sirianë, sikurse kishte mbështetur luftëtarët afganë në vitet ’80.
Presioni i perëndimorëve, Parisi, Uashingtoni dhe me Londra në krye, u rrit gjithnjë e më shumë dhe arriti kulmin një ditë pas sulmit me armë kimikë në gusht të vitit 2013 pranë Damaskut, sulm ky që shkaktoi vdekjen e dhjetëra civilëve.
Kurrë më parë, që prej fillimit të krizës, perëndimorët nuk ishin aq gati për të ndërhyrë ushtarakisht në Damask.
Por, papritur, presidenti Barack Obama zgjodhi të tërhiqet.
Duket sikur hoqi dorë nga mundësia ushtarake dhe uli kritikat kundrejt Assadit.
Ky i fundit, i rivendosur në lojë, dërgon në Zvicër një delegacion plot energji.
RUSIA – Kthimi i lavdishëm i influencës në Lindjen e Afërt
Kriza e Sirisë i dha mundësinë Moskës që të rikthehet në skenën ndërkombëtare.
E dobësuar që nga rënia e BRSS-së në vitin 1991, rrallë herë e aftë që t’i kundërvihej perëndimorëve, Rusia e Vladimir Putinit e luajti me kujdes pjesën e vetë.
Bllokoi të gjitha ndërhyrjet ushtarake nën drejtimin e OKB-së dhe vazhdoi shpërndarjen e armëve në këtë vend strategjik dhe kryesor për të pasur hyrje në Lindjen e Afërt.
Në kulmin e krizës, kur perëndimorët ishin vetëm një fije larg lëshimit të predhave të tyre mbi Damaskun, Vladimir Putini diti të imponohet, duke bllokuar të gjitha ndërhyrjet ushtarake dhe në shtator të 2013 arriti një marrëveshje për shkatërrimin e arsenalit kimik sirian nën udhëheqjen e OKB-së.
Një strategji kjo që i dha mundësinë Moskës të bëhet drejtuesi i lojës.
Monarkitë e Gjirit Persik – Në kulmin e mbështetjes së opozitës, arabët përëlasen nëpërmjet grupeve opozitare
Financues të mëdhenj të opozitës siriane me petrodollarë, monarkitë sunite të Arabisë Saudite, Katarit dhe Kuvajtit, ishin më të gatshmet për organizimin e frontit arab, kryesisht brenda Ligës arabe, kundër Assadit.
Mbështetja e tyre ndaj opozitarëve ishte sa politike, shpirtërore dhe gjeopolitike.
Bëhej fjalë që të mbështetej maxhoranca sunite kundër minorancës alauite, një sekt shiit, të cilët ishin në pushtet.
Por, gjithashtu për të zvogëluar influencën e Iranit në Lindjen e Afërt.
Por, monarkitë e nfatës fillojnë një luftë influencash mes tyre, jashtë Sirisë, për të kontrolluar organizimin e opozitës (Katari kundër Arabisë Saudite), por gjithashtu në terren, mes rebelëve dhe xhihadistëve, vëllezërve muslimanë ose salafistëve.
Katari ka qenë për një kohë të gjatë më kryesor, por pas tre vitesh krizë, është Arabia Saudite që ka fituar terren.
IRANI – Mbrojtësi shiit i regjimit të Bashar al-Assad
Fuqi e rëndësishme rajonale dhe aleat i Moskës, Irani, ftesa e të cilit në Gjeneva-2 shkaktoi zemërimin e opozitës siriane, është mbrojtësi i regjimit në Siri.
Siria për Iranin është një çelës që hap derën për daljen e shiitëve në Lindjen e Afërt.
Familja Assad, i ati Hafezi sikurse i biri Bashari, i kanë mundësuar Iranit vendosjen e këmbëve në Liban ku milicia shiite shumë e fuqishme, Hezbollahu, është Kali i tij i Trojës.
Luftëtarët e Hezbollahut i japin ushtrisë siriane një ndihmë shumë të madhe në luftimet kundër rebelëve dhe xhihadistëve.
Shefi iranian i diplomacisë, Mohammad Javad Zarif, ka paralajmëruar perëndimorët përpara konferencës së Gjenevës, në të cilën fillimisht u ftua dhe më pas u përjashtua, se “ata që do të përpiqen të mënjanojnë Iranin do të zhgënjehen”./trt/