Mesa duket, këpuca e sirianit Izudin Halil Xhasim, do të shndërrohet në një simbol të fillim vitit 2013, pasi kjo këpucë iu drejtua presidentit sirian Ahmedi Nexhad.
33 vjeçari sirian, nga qyteti Alepo, thotë se po të ishte ndodhur pranë presidentit iranian, do i ishte hedhur në fyt, për shkak të shkatërrimit dhe vrasjeve në Siri. Ai thotë se nëse i rastis ta shohë sërish Ahmedi Nexhad, në çfarëdo shteti, do e përsërisë sërish gjuajtjen me këpucë, sepse presidentë si ai, e kanë kompleks të madh këpucën, pasi simbolizon poshtërimin e çdo diktatori.
“Unë erdha në Kajro për tu furnizuar, pasi për vete jetoj në Tanta. Më tërhoqi vëmendjen një grup të rinjsh, të cilët mbanin foton e presidentit iranian dhe brohorisnin. Kjo më provokoi ndjenja neverie ndaj këtij njeriu, i cili po vret popullin tim dhe po shkatërron vendlindjen time. Kështu, vendosa ta pres derisa të dalë. Me të dalë jashtë, disa të rinj filluan të brohorasin për të. Menjëherë në kujtesën time erdhën imazhe të grave siriane të therura, fëmijëve të bombarduar dhe të varrosur nën rrënoja. U orvata ti afrohem dhe ta qëlloj me grushte, por rrjeti i forcave të sigurimit më ndaloi. Kështu, nxora këpucën dhe e hodha në drejtim të tij.” – tregon ai. /ardhmeriaonline/
Categories