Maja Trajkovska
Bankat nëpër botë përballen me krizën dhe pasojat e saj që nga viti 2008, derisa të ashtuquajturat shtëpi islamike të parave[2] lëvizin në kah krejtësisht të kundërt. Kapitali aktiv i tyre vazhdimisht rritet dhe sipas vlerësimeve të ekspertëve arrin shifrën e 1 800 miliardë dollarëve. Sistemi bankar islamik është forcuar në dy-tre dekadat e fundit dhe niveli mesatar i rritjes vjetore që aktualisht është rreth 15 %, e bën atë një nga fenomenet më të popullarizuara të shekullit XXI.
Normativa e Maqedonisë nuk lejon një aktivitet të këtillë bankar prandaj kwtu do të mbështetemi në përvojat perëndimore me këtë fenomen. Në librin “Sukuk[3] – Kontratat islame pa kamatë”[4] të profesor Miroljub Shukarov nga Universiteti i Evropës Juglindore tentohet t’ i jepet përgjgije pyetjes se si ky sistem asnjëherë nuk u nënshtrohet krizave. Tek ky lloj aktiviteti bankar veprohet sipas parimit të barazisë dhe është e ndaluar kamata, pasi në të kundërt, pra nëse do të kishte kamatë, siç thotë Shukarov, nuk do të respektoj parimi i barazisë.
Kredi pa kamatë
– Ligji ynë nuk e lejon këtë lloj aktiviteti bankar, pasi mbështetet vetëm në sistemin bankar konvencional, derisa në Evropë dhe Amerikë panai e sistemit bankar islam është vazhdimisht në rritje. Te ky lloj i aktivitetit bankar parim bazë është barazia, është një sistem stabil dhe nuk lejon ekzitimin e borxhilinjve, – thekson Shukarov.
Parimet themelore të aktivitetit bankar, sipas ligjit islamik janë: të qenit e të gjitha transaksioneve domosdo pa kamatë; çdo kredi duhet detyrimisht të jetë e mbuluar me pasuri të patundshme; dhe të mos kryhen aktivitete financiare të rrezikut të lartë. Mu për këtë, sqaron Shukarov, janë të ndaluara kontratat e orientuara kah prostitucioni dhe armët, si[ është e ndaluar kamata dhe marrëveshjet që rrezikojnë të mos realizohen. Për shembull: nëse dikush dëshiron të blejë një banesë, shkon në një bankë islamike të kërkojë kredi, banka e pranon kërkesën për kredi dhe ai e blen banesën me këtë kredi, por banesa vazhdon te jëtë pronë e bankës, ndërsa huamarrësi (klienti) paguan qira. Kështu pas çdo viti rritet pronësia e klientit mbi banesën, përderisa banka përfiton nga qiraja që huamarrësi (kredimarrësi) e paguan derisa banon në banesën në fjalë derisa ta pagujë plotësisht atë. Shukarov sqaron se në fillim banka është 100% pronar, pastaj gjithnë më pak e më pak derisa tërësisht të paguhet banesa. Në këtë formë asnjëra palë në asnjë moment nuk është borxhli i palës tjetër.
– Në legjislacionin tonë nuk janë të përfshirë mekanzimat e ligjit islam, normativa bankare na udhëheq sipas përvojave perëndimore, por nësë ekziston dhe vjen deri tek interesimi për sistemin e këtillë bankar, sipas të gjitha gjasave do të duhej të ketë ndryshime. Ne si vend nuk kemi ndonjë përvojë të tillë, por me kontaktet e fundit dhe me investimet e paralajmëruara nga Katari është e mundshme të vijë deri tek ndonjë formë e aktivitetit të këtillë bankar, por kjo do të ishte e motivuar nga synime politike, – thotë Xhevdet Hajredini, ish ministër i financave dhe analist enonomik.
Nuk ka manipulime
Kapitali aktiv i bankave islamike është 1 800 miliardë dollarë dhe shënon rritje prej 38.5 % që nga fundi i vitit 2011, thuhet në studimin e fundit të qendrës konsultative “Ernest & Young”.
Sekreti i këtij sistemi bankar, nuk qëndron vetëm tek profitet e stërmëdha nga nafta, siç mund të konsiderohet. Sistemi i “finansimit hallall” fillon me disa deklarata themelore që nuk është se ngërthejnë ndonjë sekret në vete, por nuk i përmbajnë as manipulimet dhe mashtrimet perëndimore për interesa të palëve të caktuara. Finansimi islamik bazohet në principet e ndalimit të pagesës me kamatë pa marrë parasysh formën; në ndarjen e detyrueshme të përfitimit dhe humbjes mes palëve; në pamundësinë e përfitimit pa rrezikuar; dhe në ndalimin e investimit në armatim, pornografi, alkool dhe lojëra fati.
Duke marrë parasysh suksesin e kësaj forme të fininacimit, shpesh temë diskutimi e ekspertëve është arsyeja se përse ky sistem nuk ka rënjë më të thella në Perëndim. Në Britaninë e Madhe, që është ndër vendet e para që e vlerësoi përparësinë e këtij sistemi, vlera e investimeve arriti shifrën e 19 miliardë dollarëve, nërsa në Francë principet e financimit islam janë ende në nivel modest përshkak të nevojës së theksuar së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për lloje të reja investimi, shkruan portali prestigjioz francez “Biznis-Klub” .
Disa shtete si Pakistani, Irani ose Sudani tërësisht i kanë konvertuar sistemet e tyre të dikurshme ekonomike konvencionale në sisteme islamike. Rolin kyç në zhvillimin e sistemit financiar islamik e kanë luajtur insticionet financiare islamike dhe sot në botë veprojnë më shumë se 200 institucione të ndryshme të këtij lloji, si banka investimi, kompani financiare e kompani sigurimesh në më se 50 vende nëpër të 5 kontinentet.
Më të përhapura institucionet financiare islamike janë në Lindjen e Afërt, Afrikë dhe në Azinë Jug-Lindore, ndërsa çdo ditë e më shumë janë të pranishme edhe në Amerikën Veriore dhe në Evropë. Sistemin e përbëjnë edhe një sër institucionesh jo-bankare: tregu islamik i parave, bursa islamike, fonde të ndryshme dhe kompani sigurimesh që punojnë sipas parimeve të Sheriatit. Një nga grupacionet më të mëdha bankare islamike në botë është “Al-Rajhi Banking and Investment” me seli në Arabinë Saudite.
Bankat Islame janë prezente edhe në Ballkan
Banka e parë islamike në Evropën Jug-Lindore është “Bosna Bank International” që synon të hapë përfaqësinë e vet edhe në Kroaci. Ndërsa banka e parë e këtij lloji është “Islamic Finance House” që është themeluar në Luksemburg ne vitin 1978, në ndërkohë janë hapur edhe një sër institucionesh që veprojne sipas parimit të njëjtë edhe ne vendet tjera të Evropës. Edhe përkrah kësaj, disa banka konvencionale perëndimore ofrojnë shërbime sipas parimeve të Sheriatit në kërkesë të klientëve të tyre.
Interesimi i bankave perëndimore për të vendosur lidhje bashkëpunimi me bankat islamike është në rritje, kurse disa nga grupacionet më të mëdha bankare si City Bank, Morgan Stanley dhe Goldman Sachs veçmë kanë filluar të ofrojnë shërbime sipas parimeve te sistemit bankar islamik.
Autor: Maja Trajkovska
Përktheu nga maqedonishtja: Ensar Sinani
[1] Titulli i artikullit në original: “Со исламско банкарство да му се стави крај на хаосот во Европа”.
[2] Ka për qëllim termin që përdoret në sheriatin islam për arkën e shtetit; arab: “bejt el-mal” (بيت المال), që tekstualisht përkthehet si shtëpi e parave, pasurisë. Shënim i përkthyesit.
[3] Sukuk rrjedh nga fjala arabe “sukuk” ((صك (ج) صكوك që në terminologjinë bankare islamike është marrëveshje, kontratë. Shënim i përkthyesit.
[4] „СУКУК – муслимански бескаматни обврзници“;Мирољуб Шукаров (Sukuk[4] – Kontratat islame pa kamatë); Miroljub Shukarov; botuar nga UEJL-Fakulteti i Admistratës së Biznesit; Tetovë; 2008.
E Enjte, 5 Dhjetor 2013; 02:11Burimi: www.novamakedonija.com.mk