Kryqi i Kuq ka thënë se situata humanitare në Siri është “katastrofike”.
Një zyrtar i lartë i organizatës, Pierre Kraehenbuehl, ka thënë se po punohet me të dyja palët e përfshira në konflikt, për t’iu siguruar ndihma njerëzve në nevojë.
Në një tjetër zhvillim, kryengritësit rebelë kanë thënë se kanë marrë kontrollin e një baze ushtarake pranë aeroportit ndërkombëtar të Alepos.
Aktivistët po ashtu bëjnë të ditur se tanket e regjimit kanë bombarduar provincën Idlib, duke vrarë të paktën 11 persona.
Konflikti, pothuajse dyvjeçar, në Siri ka lënë afro 70,000 njerëz të vrarë, në bazë të të dhënave nga Kombet e Bashkuara.
Regjimi i presidentit Bashar al-Assad ka shtypur dhunshëm protestuesit që kërkojnë reforma demokratike në vend.