Categories
Akademia Rinore "Mendimi"

“Sjellja me të tjerët”, tema e parë e projektit “Gjurmët”

Projekti “Gjurmët” në kuadër të Akademisë Rinore “Mendimi” në Shkup filloi me temën “Sjellja me të tjerët”, të cilën e udhëheqi Zubejda Murtezi.
Bashkë me pjesëmarrësit u diskutua se si ta dallojmë sjelljen e mirë dhe të keqe, çka synohet me sjellje, çfarë roli ka familja dhe shoqëria në sjelljen e gjithsecilit. Gjithashtu u rrëfyen edhe ndodhi personale që kanë ndikuar me sjelljet e tyre pozitive apo negative.

Nuk mungoi edhe pjesa e lojërave që kishin për qëllim aktivizimin e pjesëmarrësve, ndërkaq takimi u përmbyll me ndarjen e grupeve punuese dhe paraqitjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version