Fituesi i çmimit “Shkencëtari më i mirë i ri” për vitin 2013 u zgjodh maqedonasi Petar Stojanov, i cili mori mirënjohje nga vetë presidenti Gjorgje Ivanov.
Tani shtrohet pyetja se në të vërtetë s’ka shkencëtarë shqiptar në Maqedoni apo thjesht Ivnov bën diskriminim ndaj tyre.
Pas tentimit të shpeshtë për të marrë deklaratë nga Kabineti i Presidentit për të na informuar se a ka pasur edhe shqiptarë të paraqitur në konkurs, ne kemi marrë vetëm numrin e konkurrentëve që janë paraqitur nga fillimi i ndarjes së çmimeve e deri më tani.
“Gjatë vitit 2010 ka pasur 17 konkurrues të cilët u paraqitën për këtë çmim, në 2011 ka pasur 22, në 2012 kishte 16 dhe në 2013 po ashtu ishin paraqitur 16 kandidatë për të marrë këtë mirënjohje dhe çmimin prej 60 mijë denarësh”, thonë nga Kabineti i Presidentit.
Për të qenë konkurrent në këtë garë, kandidati duhet të plotëson një apo më shumë kushte nga këto:
1. Të ketë një çmim ndërkombëtar për kërkime shkencore ,
2. Të ketë mirënjohje ndërkombëtare për kërkime shkencore,
3. Të ketë ndonjë çmim vendor për kërkime shkencore,
4. Te ketë ndonjë mirënjohje vendore për kërkime shkencore,
5. Të ketë rezultate të kërkimeve shkencore të publikuara në revista ndërkombëtare.
6. Të ketë rezultate të kërkimeve shkencore të publikuara në revista vendore,
7. Si dhe nevojitet shkallë e lartë e zbatueshmërisë së rezultateve të kërkimit shkencor.
Nga ana tjetër tre fituesit e viteve të kaluara ishin Katerina Bançeva, Trifçe Sandev dhe Nikolla Zllatanov, ku vërehet qartë së që nga fillimi i ndarjes së kësaj mirënjohje tani më tradicionale, që deri më sot asnjë shqiptarë nuk ka qenë fitues.
Veton Latifi zgjidhet shkencëtari më i mirë në Maqedoni për vitin 2007 por nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.
Categories