Categories
Lajme

Skandal: Ushtari izraelit poston një foto duke marrë në shënjestër një fëmijë palestinez

Një ushtar izraelit në Instagram postoi një foto tmerruese. Nga arma e tij me snajper, ka fotografuar momentin duke e shënjestuar një fëmijë palestinez në kokë.
Bëhet fjalë për ushtarin Mor Ostrovski 20 vjeçar ku shihet qartë se me armën e tij ka marrë në shënjestër një fëmijë palestinez. Argument i kësaj është ambienti arab që shihet për rreth fotos, minaret e xhamisë dhe ambienti i fshatit.
Pas publikimit të kësaj fotografie Ostrovski është marrë në pyetje nga shëbimet ushtarake izraelite, me çrast i njëjti ka thënë se nuk e ka bërë këtë foto, por se të njëjtën e ka gjetur në internet.
Reagime të ashpërta lëshuan disa media të lira, të cilët aktin e emëruan si “pa shije dhe çnjerëzorë”. Portali “Electronic Intifada” postoi edhe disa foto nga Instagrami i Ostrovskit, ku ka prezantuar edhe fotografi me armë të rënda ushtarake.
Armata izraelite ka qenë e përfshirë në një seri skandalesh. Në dhjetor, u publikua një foto e ushtarit 22 vjeçar Nisim Asis që postoi një fotografi raciste në Instagram dhe fotografinë e vet duke lëpirë slacë domatesh nga thika e tij, ku kishte komentuar “Fuck all Arabs their blood is tasty” (Në djall gjithë arabët gjaku i tyre është i shijshëm).
Në një incident tjetër, një ushtar i këmbësorisë izraelite gjithashtu postoi një foto pranë një të prangosuri palestinez me sy të lidhur.
Në të dyja këto incidente, por edhe në rastin kur një ushtarake femër e forcave izraelite ku kishte postuar foto të turpshme të saja me të burgosurit e dënuar palestinez, ushtria izraelite ngriti hetime për procedura të rënda penale./albtime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version