Categories
Lajme

Skandali me mish kali: BE do kërkojë teste të ADN-së

Komisioni Evropian tha se do t’iu bëjë thirrje të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian, që të kryejnë teste të ADN-së në produktet e viçit, për të kontrolluar nëse ka prani të mishit të kalit. Propozimi u bë i ditur nga Komisioneri për Shëndetësi i BE-së, Tonio Borg, pas bisedimeve të krizës në Bruksel në mes të ministrave të bujqësisë të vendeve të BE-së, që janë prekur më së shumti nga skandali me mishin e kalit.
Të mërkurën, Gjermania u bë vendi i fundit i BE-së që filloi testet për mashtrimet me mish. Dyqanet në Britani, Francë, Holandë, Suedi dhe Zvicër kanë tërhequr nga tregu disa produkte, pasi që testet treguan praninë e mishit të kalit në produktet e përpunuara që mbanin etiketa të mishit të viçit.
Rumania ka hedhur poshtë akuzat se firmat në atë vend qëndronin prapa shpërndarjes së mishit të kalit në vend të atij të viçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version