Categories
Lajme FRI

Skandaloze: Kishë në vendin ku u vranë pesë maqedonasit, synohet maqedonizimi i zonës

Në shenjë përkujtimi për pesë personat e vrarë vitin e kaluar pranë liqenit të Smilkovcit, bashkësitë lokale të fshatrave Stajkovë, Smilkovcë, Creshevë dhe Viniçe në bashkëpunim me Komunën e Gazi Babës do të ndërtojnë kishë.
Siç shkruan “Dnevnik” gurthemelin e kishës “Dyzet martirët e shenjtë” do të bëhet ditën e shtunë. Në vendin e ashtuquajtur Krshikole ose Kryqi, në afërsi të qarkores së Shkupit, pranë liqenit, në vendin ku u vranë vitin e kaluar pesë persona të etnitetit maqedonas, me pëlqimin e Kishës ortodokse maqedonase.
Kisha do të ndërtohet në hapësirë prej 150 metra katrorë, me park të rregulluar prej 6 mijë metra katrorë, kurse rreth Kishës do të ndërtohet edhe Këmbanë, kryq i madh dhe disa simbole që do të përkujtojnë të vrarët.
Por, nuk është treguar se në çfarë prone do të ndërtohet kjo kishë.
Toka ku ishin vrarë pesë personat afër Liqenit gjatë kohës së ish Jugosllavisë ka qenë tokë e nacionalizuar, ndërsa në 20 vitet e fundit këtë tokë e kanë punuar shqiptarët e fshatrave për rreth.
“Zhurnal” nga burimet e veta mëson se zyrtarisht toka është pronë e shtetit edhe pse ajo iu është marrë shqiptarëve me dhunë para se ata të shpërngulen për në Turqi gjatë kohës së Rankoviqit, ndërsa shumica e shqiptarëve në proces gjyqësor kërkojnë kthimine tokave.
Prona rreth liqenit ishe e marrë nën koncesion nga Fejzi Aziri për 30 vite, i cili aktualisht është i akuzuar si bashkëpunëtor i vrasjes.
Shqiptarët e kësaj ane pohojnë se është e palogjikshme që të ndërtohet kishë në një vend të pabanuar, ndërsa qëllimi kryesor i maqedonasve është që ta maqedonizojnë këtë pjesë të qytetit të Shkupit.
“Është absurde të ndërtohet kishë në mes të fushës, pasi aty nuk ka asnjë shpi që banon. E gjithë kjo ka një qëllim, që ta maqedonizojnë këtë pjesë të qytetit”, ka thënë për “Zhurnal“ një shqiptar që jeton afër vendit ku ka ndodhur vrasja vitin e kaluar, i cili për shkaqe sigurie deshi të mbetet anonim.
Shqiptarët të cilët i kanë punuar tokat në 20 vitet e fundit pohojnë se policia e përkrahur nga komuna e Gazi Babës dhe e Butelit në bashkëpunim me fshatrat për rreth të populluara me maqedonas, me dhunë ua kanë marrë tokat dhe nuk i kanë lejuar që t’i punojnë më në të ardhmen. /zhurnal/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version