Në Konferencën e Teknologjisë, Argëtimit dhe Dizajnit të mbajtur në Los Anxhelos është prezantuar aplikacioni “Uchek”, i cili me të kamerës së telefonit dhe një njësie zhive mund të testojë deri në 10 elemente të ndryshëm të urinës.
Zhvilluesi i këtij aplikacioni, Myshkin Ingaaale, tha se “Uchek” është në gjendje të diagnostikojë diabetin, infeksionin në sistemin urinar dhe kancerin në mesin e 25 sëmundjeve të ndryshme.
Para se të përdoret aplikacioni, duhet që kampionë nga urina e hedhur mbi zhivë të vendosen tok mbi një rrogoz ku të fotografohen.
Atëherë, aplikacioni është në gjendje të zbulojë nëse personi vuan apo jo nga ndonjë sëmundje.
Duke filluar nga muaji mars, një paketë me pesë njësi zhive për prova do të dalë në treg për 20 dollarë.
Ky aplikacion do të testohet në Spitalin King Edward Memorial në Mumbai të Indisë. Në rast se rezulton i suksesshëm, ai pritet të nisë një revolucion në diagnostikimin e sëmundjeve.
“Uchek” për momentin mund të përdoret vetëm në “iPhone”, por Ingawale thotë se në të ardhmen ai do të përdoret edhe nga smartfonët e tjerë.
Shoqata GSM që përfaqëson industrinë e telefonave mobile parashikon që vetëm brenda 5 viteve të ardhshme shërbimi shëndetësor nëpërmjet telefonave do të shpëtojë jetën e të paktën një milionë personave./Start/
EDITOR
12 years ago
next article
Mësoni disiplinën nga japonezët
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
1 day ago