Categories
Lajme FRI

Skema origjinale e goditjes së dënimit

Taktikat, gjithnjë e më shumë po i zë vendin talentit në futbollin modern. Udhëzimet e trajnerëve janë të padiskutueshme, në të kundërt rrezikon stolin…dhe e këtë e dinë futbollistët profesionsitë. 
Pjesë e taktikës janë edhe goditjet standarde. Përvecse mjeshtërisë në gjuajtje gjithnjë e më shumë kërkohen edhe lëvizje për të mashtruar mbrojtjen kundërshtare.
Janë të shumtë rastet e goditjeve standarde që falë këtyre skemave kanë përfunduar në rrjetë. Një e tillë, krejtësisht origjinale, na mbërrin nga kategoria e dytë e futbollit japonez. Në ndeshjen mes Yokohama-s dhe Kyoto Sanga-s, miqtë fitojnë një goditje dënimi, pranë kufijve të zonës.
Në radhë vendosen plot gjashtë futbollistë. Tre të parët bëjnë sikur gjuajnë topin, i katërti e prek pak me takë, i pesti godet dhe shënon, ndërsa i gjashtë qëndron në vend, pa lëvizur asnjë hap.
 

Exit mobile version