Skocezja, Kimberley Davidson, e cila shtatë vjet më parë ka vendosur ta pranojë Islamin thotë se ndihet shumë e lumtur sepse ka zgjedhur fenë e paqes
Davidson thotë se pas konvertimit të saj në Islam, disa miq e përjashtuan nga lista e miqve në rrjetet sociale, por është e lumtur se ka mbështetjen e plotë të familjes, të cilët vendimin e saj e kishin pritur me fjalët -“Nëse ti je e lumtur edhe ne jemi të lumtur”.
Davidson në kuadër të projekteve të donatorëve të Bashkimit Evropian ka vizituar qytetin turk Gaziantep, ku ka punuar në sistemet e arsimit. Historinë e saj të konvertimit në islam e ka shpjeguar në këtë mënyrë;
“Pasi lexova Kur’anin në gjuhën angleze, vendosa ta pranojë Islamin. Për vendimin tim bisedova me familjen. Babai dhe nëna, i përkasin besimit katolik, por vendimin tim e pritën me respekt, duke më thënë: – “Nëse ti je e lumtur edhe ne jemi të lumtur”.
“Kur e lexova Kur’anin, unë ndjeva një afërsi të madhe me te. Kam pasur miq muslimanë. Kam biseduar me ta. Prej tyre kam mësuar më shumë rreth vlerave që janë thelbësore për muslimanët, për rëndësinë e familjes dhe mënyrën e jetesës. Kjo është ajo që më ka inkurajuar. Më pas shkova në xhami, e shqiptova kelime-i shehadetin dhe u bëra muslimane. Me fëmijët pesë-vjeçar shkova në mekteb për të mësuar më shumë rreth fesë time”, thotë Davidson.
Davidson thotë se Islami është fe paqësore, e pastaj shton: “Tani jam më e qetë. Ju e njihni kulturën evropiane, njerëzit vazhdimisht dalin në qytet, në klube nate. Pas përqafimit të Islamit, unë më nuk e jetoj këtë jetë, nuk e konsumoj as alkoolin…” Ajo thotë se nganjëherë njerëzit e shikojnë çuditshëm, për shkak të mbajtjes së shamisë, por është e lumtur se në punë shkon e mbuluar dhe për këtë askush nuk e trazon.
“Njerëzit nuk mund ta kuptojnë. Pas vendimi tim, disa miq më përjashtuan nga lista e miqve në Facebook. Megjithatë, kisha mbështetjen e familjes sime. Disa thoshin se Islami nuk i vlerëson gratë ashtu siç duhet. Se gruaja në Islam nuk i gëzon të drejtat e barabarta”, thotë Davidson, duke shtuar se edhe para se ta përqafonte Islamin ajo ndihej si muslimane.
Davidson në fund theksoi se tek ajo më së shumti ka ndikuar sureja el-Bekare dhe Hadithi i Muhamedit a.s. – ” Xhenneti gjendet nën këmbët e nënës.”/igj/