Categories
Lajme FRI

Skuadra e vitit, UEFA hap votimin e tifozëve

UEFA ka hapur zyrtarisht në sitin e saj votimin për 11-shin ideal të vitit 2013. Gjithsej janë 40 kandidatë, mes të cilëve katër portierë, 12 mbrojtës, 12 mesfushorë e 12 sulmues. Do të jenë lexuesit e sitit zyrtar UEFA.com ata që do të votojnë për të zgjedhur skuadrën e viti, e cila do të shpallet më 15 janar 2014.
Lojtarët në listë u përkasin 14 skuadrave, gjashtë kampionateve dhe 20 vendeve të ndryshme, me Bajernin që ka numrin më të madh të nëntë kandidatë. Për t’u theksuar përfaqësimi minimal i Italisë, me Kielinin lojtarin e vetëm në listë, ndërkohë që edhe kampionati italian nuk përfaqësohet me shumë emra, pas Kielinit i shtohen Lihtsteiner dhe Pogba. Një ngushëllim i vogël është Kavani, i cili në gjysmën e parë të vitit luajti me Napolin. Lista komplete e emrave është:
Portierë: Petr Cech, Thibaut Courtois, David De Gea, Manuel Neuer.
Mbrojtës: David Alaba, Giorgio Chiellini, Dante, Mats Hummels, Branislav Ivanoviç, Philipp Lahm, Stephan Lichtsteiner, Filipe Luis, Vincent Kompany, Gerard Piqué, Sergio Ramos, Thiago Silva.
Mesfushorë: Gareth Bale, Ilkay Gundogan, Isco, Paul Pogba, Mesut Ozil, Nemanja Matiç, Blaise Matuidi, Marco Reus, Franck Ribery, Arjen Robben, Bastian Schweinsteiger, Yaya Toure.
Sulmues: Sergio Aguero, Edinson Cavani, Diego Costa, Radamel Falcao, Zlatan Ibrahimoviç, Robert Lewandowski, Mario Manxhukiç, Jackson Martinez, Lionel Messi, Thomas Müller, Cristiano Ronaldo, Robin Van Persie.

Exit mobile version