Categories
Lajme FRI

Smartphone me aplikacion për myslimanët

Nje aplikacion i ri në smartphone, i quajtur Imam App, është duke u zhvilluar. Ky aplikacion ka për qëllim lehtësimin për të kryer lutjet islame për muslimanët, duke u siguruar atyre udhëzime të thjeshta, si kohët e namazit dhe kibla me busull.
S. Matthias Mende, një sipërmarrës gjerman i konvertuar në Islam në vitin 2008, krijoi aplikacionin me ndihmën e Sheikh Mohammed bin Majid Al Maktoum dhe Abdul Khaliq, nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Kam menduar se shumë njerëz kanë dilemma për vendndodhjen e kiblës apo kohën e namazit kur udhëtojnë në vende të tjera. Me këtë aplikacion,e gjithë ajo që duhet të bëni është të shtypni butonin Start dhe të faleni në kohë dhe vend të saktë, “shtoi ai.
Aplikacioni gjithashtu përfshiu një mësim lutjesh të namazit dhe kalendar të ngjarjeve islame. /mesazhi/

Exit mobile version