Categories
Lajme FRI

Smartphone më i lirë në botë, 25 dollarë (Pamjet)

Kompania “Mozilla”, e cila është më së shumti e famshme për zhvillimin e programit të lundrimit në internet “Firefox”, njoftoi se synon të hedhë në tregjet e varfra të botës një celular inteligjent Smartphone, i cili do të kushtojë vetëm 25 dollarë ose 2 500 lekë.
Ajo ka hyrë në partneritet me një kompani kineze të prodhimit të çipeve me çmime të ulëta. Celulari është shumë larg të qenët cilësor si modelet aktuale, por ajo duket gjithsesi në gjendje t’i lejojë përdoruesit të lundrojnë në internet. Aktualisht, në vendet e varfra të botës përdoret një gamë celularësh të njohur si “feature”, të cilët janë me ekran me prekje, me mundësi për lundrim në internet dhe kushtojnë diku në mes të celularëve tradicionalë dhe Smartphone.
“Mozilla” shpreson se do të arrijë të kapë tregun, pasi është e para që prodhon në këtë nivel çmimesh, ndërkohë që edhe kompani të tjera janë në punë për të realizuar produkte të ngjashme. Në Barcelonë të Spanjës këto ditë po zhvillohet një panair i rëndësishëm i telefonisë celulare dhe aty pritet të publikohen shumë produkte konkurrente.
“Këto zgjidhje zgjerojnë aksesin botëror në internet dhe ndihmojnë blerësit e rinj”, tha kompania në një deklaratë. Por, disa analistë e hodhën poshtë menjëherë këtë produkt si të pavlefshëm. Ai, sipas analistëve, nuk ka asnjë shans të konkurrojë me sukses në treg.





 

Exit mobile version