Categories
Lajme FRI

Sondazh: “SHCM” “vlon” nga korrupsioni

Hulumtimet e zhvilluara në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” kanë treguar se pjesa më e madhe e studentëve asnjëherë nuk tregojnë se kanë dhënë ryshfet.
Këto të dhëna janë siguruar nga një sondazh i realizuar nga Rrjeti studentor kundër korrupsionit në Evropën Juglindore.
Në pyetjen nëse kanë përvojë të drejtpërdrejtë më dhënien e ryshfetit, 39 për qind prej tyre janë përgjigjur pozitivisht. Rast më eklatant është atëherë kur profesori I detyron studentët t’ia blenë librin për të marrë notë kaluese.
Studentët gjithashtu janë përgjigjur në pyetjen nëse janë të gatshëm të përgjigjen nëse profesori u kërkon ryshfet. 66 për qind prej tyre kanë thënë se do tra paraqisnin rastin, por me kusht anonimiteti.
Hulumtimi është bërë me 721 studentë nga gjashtë fakultete të ndryshme në periudhën shtator – nëntor të vitit 2012. /Zhurnal/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version