Categories
Lajme FRI

Sonny Bill Willimas: Islami më dhuroi lumturinë

Sonny u rritur si i krishterë, në moshën 15 vjeçe ai erdhi në Australi ku për herë të parë mësoi për fenë islame

Momenti vendimtar në konvertimin e tij në Islam ishte takimi me një familje tuniziane . Kjo familja kishte pesë fëmijë dhe jetonte në një banesë një dhomëshe në jug të Francës. Sonny ishte fascinuar me thjeshtësinë dhe modestinë e tyre. Ky ishte detaj i rëndësishëm që e shtyu Sonnyn ta përqafoj Islamin.

“Kontaktova me ta dhe jetova një kohë që t’i ndiej në përgjithësi të gjitha virtytet dhe vlerat e praktikimit të përditshëm të Islamit. E pashë sa të lumtur dhe të kënaqur ishin me gjërat e vogla, të cilat unë kurrë më parë nuk i kam ndjerë. Ata jetonin një jetë të thjeshtë dhe modeste”, thotë Sonny.

Është kjo thjeshtësia të cilën e aplikonte në karrierën e tij profesionale sportive si lojtarë i ragbit.

Sonny thotë se Islami i dha një ekuilibër dhe qetës të cilat nuk i kishte më parë. Ai tashmë është duke u zhvilluar sipas parimeve të vërteta morale.

Ai është i sigurt se karriera e tij do të përjeton një sukses të madh, sepse siç thotë ai, është i vetëdijshëm se Zoti të gjithëve u ka dhënë një talent, por pa përpjekje dhe dëshirë për realizim, të gjitha janë të kota.

Exit mobile version