Categories
Lajme FRI

Sonte mbahet darka e donatorëve për fëmijët e Sirisë

Sonte mbahet manifestimi qëndror i fushatës ‘Së bashku për fëmijët e Sirisë’, që parasheh darkë donatorësh.
Interesim i jashtzakonshëm është shprehur nga femrat për të shprehur humanitetin e tyre në këtë mënyrë, tha Aggjyl Sulejman, nga Këshilli organizativ.
‘Të premten në orën 23:00 ka përfunduar afati i aplikimit. Numër të saktë nuk kam por ka pasur interesim të jashtzakonshëm prej femrave për të donuar 1000 denarë dhe për të marrë pjesë në darkën që organizojmë sonte në New Star-Shkup’ tha Sulejmani.
Fushata ‘Së bashku për fëmijët e Sirisë’ ka nisur me 18 janar ndërsa përfundon sonte në mbrëmje, ndërsa e kanë organizuar disa Organizata Joqeveritare dhe sektore femrash të Maqedonisë.
Gjatë gjithë periudhës së realizimit të fushatës, janë organizuar tribuna të ndryshme nëpër gjitha qytetet e Maqedonisë.

Exit mobile version