Shtatë vjet pasi në qendrën e Athinës u caktua vendi për xhaminë e parë ndërtimin e së cilës do ta financojë shteti Qeveria greke sot duhet ta publikojë tender për projektin.
Tenderi, i cili duhet të publikohet në sajtin e qeverisë ku publikohen propozim-ligjet, është për projekt në vlerë prej një milionë eurosh.
Ndërtimi i i xhamisë, e cila nuk do të ketë minare, vlerësohet se do të kushtoj 846 mijë euro, ndërsa 150 mijë euro do të jepen për studimet e fizibilitetit të cilat duhet të përpilohen para ndërtimit në ish bazën detare në Votanikos. Struktura ekzisueste do të jetë pjesë e xhamisë.
Projekti i anuluar për një kohë të gjatë gjoja lëviz me urdhër të kryeministrit Andonis Samaras, sepse Athina është kryeqyteti i vetëm në 15 anëtaret e para të Bashkimit Evropian, e cila nuk ka vend, të mbështetur nga shteti, në të cilin myslimanët mund të luten.
Ky hap trajtohet edhe si përpjekje që të përforcohen ana diplomatike e Greqisë kur bëhet fjalë për çështje të tjera të ndjeshme në rajon, përfshirë edhe ata të cilat u dedikohen pakicave fetare, shkruan “Katiemrini”.
Gjithashtu, ndërtimi i xhamisë është parakusht që Greqia të kryejë inspektime në rreth 120 lokacione të cilat ilegalisht punojnë si xhami në Athinë. Këto hapësira të improvizuara shërbejnë rreth 30 mijë myslimanë të cilët ilegalisht jetojnë në kryeqytet, dhe mijëra banorë ilegalë. Sipas burimeve mirë të informuara xhamia Votanikos do të mund të mbledh rreth 350 besimtarë, si dhe qindra të tjerë në hapësirat rreth saj.