Sot është dita botërore e librit.
Rinia e sotme më shumë kohë kalon duke luajtur lojë ra dhe duke u marr me rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter, sesa të lexojnë libra.
Megjithatë kjo nuk vlen për të gjithë, ka edhe nga ata më të pjekurit të cilët vazhdimisht lexojnë .
Norik Selimi, pronar i Librarisë së Çarshisë , dëshmon se për një vit aq sa ekziston Libraria, shihet interes i madh i lexuesve sidomos i atyre të moshë s prej 24-35 vjet.
“Sa lexohet apo më mirë të themi sa NUK lexohet libri. Sot pothuajse asgjë nuk lexohet pos postimeve e komenteve në rrjetet sociale. Nuk lexohet shtypi ditor, nuk lexohen revistat, e për librin as mos flasim. I përmenda ato të parat sepse mendoj se gjeneratat e kaluara (përfshi edhe timen) nuk mund të imagjinonin një fillim dite pa lexuar shtypin. E as nuk mund të imagjinonin pasditen, apo darkën pa lexuar disa faqe libri. Kam përshtypjen që vitin e kaluar Libraria e Çarshisë ndikoi sado pak tek lexuesi i Shkupit. Them pak sepse për të luftuar këtë dukuri (deri diku globale) nevojitet vepra, metoda dhe fushatë më e ashpër për vetëdijesim për vlerën që ka libri në zhvillimin e individit e me këtë edhe në zhvillimin e shoqërisë’ tha Anita Latifi, zëdhënëse e Teatrit shqiptar.
‘Lexoj libra vazhdimisht, së fundmi kam lexuar ‘Sonsuzluk Yolculugu’ të autorit turk Muhammed Bozdag, që në gjuhën shqipe do të thotë ‘Udhëtimi në pafundësi’. Më pëlqejnë libra me tematika të ndryshme, si fetare, historike, filozofike, ose që bazohen në ngjarje të vërteta. Gjithashtu lexoj edhe libra profesional siç janë ata të marketingut dhe menaxhmentit, dhe nuk kam frikë nga ata voluminoz siç tremben shumica’ tha Faruk Shehu, fotograf.
‘Më rrallë lexoj libra për qejf thënë, më së shumti lexoj libra të profesionit tim. Lexoj shumë libra historik, të historisë së popullit shqiptarë si Albanët, Historia ndër shekuj, Tshypnis, Shqipëria në Kohën e Gjergj Kastriotit, Pashalleqet e më dha shqiptare etj etj…Më rrallë lexoj për dashurinë apo të ngjashme’ tha Miranda Beqiri, juriste.
Portalb gjatë anketimit rastisi edhe në qytetarë të cilët nuk mbajnë mend të kenë lexuar ndonjë libër.
‘Unë jam maturant, të them të drejtë n mendoj se internet zëvendëson çdo gjë . Nuk kam kohë të marr libër dhe të lexoj’ tha Agon Sadiki.
‘Jo nuk e di që sot është dita botërore e librit, t’ju them drejtë nuk mw pëlqejnë librat, më shumë preferoj të shoh filma ose të qëndroj në Facebook…librat s’më kanë tërhequr kurrë ’ tha Drita M, studente.
‘Shumica e tregimeve romaneve janë nëpër filma, më mirë shoh një serial sesa të lexoj libër’ tha Emine Asani.
Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.
Më 23 prill të vitit 1616 u nda nga kjo botë Servantesi, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo./Portalb
EDITOR
12 years ago
previous article
Kryeministri Erdoan takohet me Mahmud Abbas
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
2 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
2 hours ago