Categories
Lajme FRI

Sot është dita botërore e librit, sa lexohet libri

Sot është  dita botërore e librit.
Rinia e sotme më  shumë  kohë  kalon duke luajtur lojë ra dhe duke u marr me rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter, sesa të  lexojnë  libra.
Megjithatë  kjo nuk vlen për të  gjithë, ka edhe nga ata më  të  pjekurit të cilët vazhdimisht lexojnë .
Norik Selimi, pronar  i Librarisë  së  Çarshisë , dëshmon se për një  vit aq sa ekziston Libraria, shihet interes i madh i lexuesve sidomos i atyre të  moshë s prej 24-35 vjet.
“Sa lexohet apo më mirë të themi sa NUK lexohet libri. Sot pothuajse asgjë  nuk lexohet pos postimeve e komenteve në rrjetet sociale. Nuk lexohet shtypi ditor, nuk lexohen revistat, e për librin as mos flasim. I përmenda ato të parat sepse mendoj se gjeneratat e kaluara (përfshi edhe timen) nuk mund të imagjinonin një fillim dite pa lexuar shtypin. E as nuk mund të imagjinonin pasditen, apo darkën pa lexuar disa faqe libri. Kam përshtypjen që vitin e kaluar Libraria e Çarshisë ndikoi sado pak tek lexuesi i Shkupit. Them pak sepse për të luftuar këtë dukuri (deri diku globale) nevojitet vepra, metoda dhe fushatë më e ashpër për vetëdijesim për vlerën që ka libri në zhvillimin e individit e me këtë edhe në zhvillimin e shoqërisë’ tha Anita Latifi, zëdhënëse e Teatrit shqiptar.
‘Lexoj libra vazhdimisht, së  fundmi kam lexuar ‘Sonsuzluk Yolculugu’ të  autorit turk Muhammed Bozdag, që në gjuhën shqipe do të  thotë  ‘Udhëtimi në pafundësi’. Më  pëlqejnë  libra me tematika të  ndryshme, si fetare, historike, filozofike, ose që  bazohen në  ngjarje të  vërteta. Gjithashtu lexoj edhe libra profesional siç janë  ata të  marketingut dhe menaxhmentit, dhe nuk kam frikë  nga ata voluminoz siç tremben shumica’ tha Faruk Shehu, fotograf.
‘Më  rrallë  lexoj libra për qejf thënë, më  së  shumti lexoj libra të profesionit tim. Lexoj shumë  libra historik, të  historisë  së  popullit shqiptarë  si Albanët, Historia ndër shekuj, Tshypnis, Shqipëria në  Kohën e Gjergj Kastriotit, Pashalleqet e më dha shqiptare etj etj…Më  rrallë  lexoj për dashurinë  apo të  ngjashme’ tha Miranda Beqiri, juriste.
Portalb gjatë  anketimit rastisi edhe në  qytetarë  të  cilët  nuk mbajnë mend të kenë  lexuar ndonjë libër.
‘Unë  jam maturant, të  them të  drejtë n mendoj se internet zëvendëson çdo gjë . Nuk kam kohë  të  marr libër dhe të  lexoj’ tha Agon Sadiki.
‘Jo nuk e di që  sot është  dita botërore e librit, t’ju them drejtë  nuk mw  pëlqejnë  librat, më  shumë  preferoj të  shoh filma ose të  qëndroj në  Facebook…librat s’më  kanë  tërhequr kurrë ’ tha Drita M, studente.
‘Shumica e tregimeve romaneve janë  nëpër filma, më  mirë  shoh një serial sesa të  lexoj libër’ tha Emine Asani.
Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.
Më 23 prill të vitit 1616 u nda nga kjo botë Servantesi, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version