Ishe mësuese e fshatit punoje e u lodhje shumë, pas orarit të punës gjithë kohën e kaloje me mua. Gjithçka që mësoje në shkollë, gjithë atë që e lexoje në libra e provoje në mua. Ëndërra ytë ishtë një Murat i menqur, i shëndetshëm, i fortë i besueshëm dhe i dhembshur.
Kur isha i vogël kujdesej duke më rritur me ushqim të veçantë, qumësht bletë, arrë, ullinj, dhe lloje të ndryshme të bimëve aromatike… Kur mbusha 4 vjet veçse dija shkrim lexim, në moshën 5 vjeçare fal tëje fillova edhe me aktivitetet e para tregtare. Të gjith fëmijeve në fshat iu shisja mollëkuqe e peshk dekorativ. Mëngjeseve verore si çdo fëmijë mirrja në dore Elif’fin dhe nisesha për në xhami, pas dreke mësoja dhe bëja detyrat e shkollës, në perfundim të ditës luaja top në livadh ose shkoja për të mbledhur çaj dhe lloje të ndryshme të barrërave në mal.
Kur isha në moshën 7 vjeçare vetëm se kisha kaluar në klasën e dytë në shkollë fillore, thuajse çdo javë angazhohesha duke shkruar kompozicione nën organizimin e Projektit Juglindor Mesdhetare aty ku diskutohej çështje të rëndesishme shtetërore. Familjet e fshatit i dërgonin fëmijët e tyre të shoqëroheshin me mua.
Me mësueset e fshatit çdoherë mblidhje të holla, veshje, qantë me plot fletore dhe libra dhe fshehurazi ua dhurroje nxënësve të varfër, shpesh bisedoje me prindërit që nuk i lejonin të shkolloheshin vajzat e tyre i bindje ato duke e pranuar çdo vajze si emanet tëndin. Çdoherë kur kaloj pranë ndonjë fshati ku jepje mësim ti nënë, njerëzit e atjeshëm më presin me gëzim, më përqafojnë me mall e me lot duke të kujtuar ty. Në çdo mal të fshatit kishe pushtuar një zemër, ti ishe një shpresë për të pastrehurit, një buzëqëshje për të vuajturit, një dritë që ndriçontë tërë fshatin.
Ditëve verore u ulje e së bashku lexonim librat e vitit të ardhshëm, lodheshe shumë me mua nënë, si çdo fëmijë edhe unë bëja naze por asnjëherë nuk ndëgjova të më thoje: shif nëse nuk mëson një ditë pendohesh keq nuk e sheh birin e filanit sa puntore që është? Ti vetëm se bëje durim. Kaloi një kohë dhe ne u shpërngulem në qytet, unë regjistrohem në shkollën më prestigjioze siç ishtë Shkolla Fillore “Pavarësia” ti çdoherë zgjoheshe herët në mëngjes pregaditje çantën, hekurosje rrobat e mia, mbi tavolinë kisha çdoherë gati mëngjesin e përbërë nga gjalpi, mjalta dhe qumështi, pas kësaj vije dhe më zgjoje për në shkollë, thuajse çdo dy tre ditë më vizitoje në shkollë duke u interesuar për mua bisedoje shpesh me mësuesit e mi.
Në mbrëmje boshatisje çantën time, më pregadisje ushqimin dhe më ulje në prehër duke më pyetur se si kam kaluar ditën. Deshiroje shumë leximin tim.
Qëllimi yt në jetë ishtë padyshim vepra që e rrite me shumë përkushtim, qëllimi yt isha unë.
21 Mars 1998 në ditarin tim kishe shënuar këto.
Birim im i dashur,
Jam shumë e lumtur që solla në jetë dhe e rrita një djal si ti, të dua shumë biri im. Unë e gjej vetën të ti, puntor i mençur i njerëzishëm pak problematik ama çfardo që të ndodh ti je shpirti im. Çdoherë jam afër teje, në zemrën tënde. Mos harro atëherë kur të më kërkosh aty do të jem.
Duke të puthur në të dy faqët uroj që gjatë gjithë jetës të jesh punëtorë, i suksesshëm, i shëndetshëm më sakt të të bëhen realitet të gjitha ëndërrat tua birim im.
Nëna jotë.
Fillova me pikturim ,duke qenë në shkollë të mesme realizova edhe ekspozitën e parë, vazhdova me artë marciale, koleksione antike si dhe hobi për koleksijone gurzish ishin vetëm se vazhdim i pasioneve të njejta që i ndanim ne të dy nënë.
Ditëve me shi dhe të ftohta dimërore atëhere kur unë shëtitja me çizme të reja ti nuk i ndërroje këpucët e verës. Në çdo ditë festë Bajrami mua më blije këpucë të reja ndërsa të tuat ishin po të njëjta nënë edhe fustani yt ishte po ai që nuk e ndryshoje dot.
Paga shtërore që mirrje nuk mjafton të mendoj, pas lindjes së diellit së bashku me babain sapo zgjohej niseshit për në fushë atje ku pa u lodhur punonit deri në mbrëmje, edhe pse ishe bërë operacion nga duartë ti nuk ndjeje lodhje, fidanët që mbillje rriteshin me përkushtimin më të madh sepse ju kushtoje kujdes ti nënë.
Prej ditës që kuptova se përshkak të pagesës së kursit tim, të hollave që i ndaje për shkollën time nuk e ndroje fustanin dhe këpucët tuaja që nga ajo ditë as edhe njëherë nuk të lejova të japësh qoftë edhe një lirë, çdokund regjistrohesha me bursë dhe më rezultate të larta.
Pastaj ti shkove nënë dhe unë nuk dija se ç’të bëja. Kalonin vite dhe unë nuk mësohesha dot pa praninë tënde por brumin që ti gatove nënë dijte që edhe në kohët me të vështira të fiton Universitëtin “Bogaziçi” zgjati si shumë por dje së fundi mora diplomën.
Në ceremoninë e ndarjes së diplomave mirrnin pjesë të gjithë familjarët e miqëve të mi, ndërsa për mua skishte njeri të ardhur nga fshati. Iu kushtoje shumë rëndësi këtyre gjërave nënë, do merje një dhuratë të vogël dhe sërisht do të të shihja aty me fustanin që vishje në ditët e veçanta, do vije të shohje birin tënd. Por aty nuk të pash nënë të kërkoja por nuk të pashë, ula kokën se nuk mbaja dot lotët.
Por ti aty kishe qenë e unë nuk të kisha parë. Erdhe në ëndërrën e mëngjesit më përqafove duke më uruar por unë nuk munda të të them gjë, edhe mua më ka mar malli shumë nënë edhe mua më ka marë malli shumë.
Të pash çdoherë të buzëqeshur ,të përqafoja me mall.
Kjo diplomë është vepër e jotja nënë, të faliminderit, qofsh banore e Xhennetit
Djali yt që të do shumë!
Shkruan: Murat Aydemir
Përktheu: Emine Haxhiu
EDITOR
9 years ago
previous article