Categories
Lajme

Spahiu “inauguron” xhaminë që s’u ndërtua kurrë!

Prej 20 vjetësh në Tiranë kërkohet ndërtimi i një xhamie, por pushtet që vejnë dhe vijnë nuk e kanë dhënë ende përfundimisht lejen për të, edhe pse Komuniteti Musliman ka pronën e vet, dhe nuk kërkon asgjë nga shteti përveç lejes për ta ndërtuar.
Duke qenë se situata vazhdon të jetë e tillë prej kaq vitesh, kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, përuroi simbolikisht xhaminë e pa ndërtuar kurrë.
Ai së bashku me anëtarë të partisë së tij dhe besimtarë myslimanë shkuan pranë Namazgjasë, atje ku prej shumë vitesh është kërkuar ndërtimi i një xhamie të madhe. Madje, ata publikuan edhe foto, të liderve politikë Berisha, Rama dhe Basha duke prerë shiritat e inaugurimit për ndërtimin e xhamisë së re në Tiranë, por që nuk e lejuan qëllimisht për 23 vite të ndërtohej.
“Në 23 vite kanë vendosur vetëm një tullë dhe kanë prerë 23 shirita duke mashtruar çdo vit qindra dhe mijëra besimtarë dhe praktikantë myslimanë. Shqipëria regjistron kështu faqen e zezë në historinë e saj që një lider politik si shtetasi Berisha diskriminon hapur një pjesë të shoqërisë për shkak të bindjeve të tyre fetare. Shtetasi Berisha hyn në histori si i vetmi Kryeministër që ka detyruar besimtarët të falen dhe praktikojnë rrugëve, shesheve apo në bulevard fenë e tyre, duke u kënaqur që ti shikonte ata të përuleshin me drejtim nga zyra e tij. Populli shqiptar i cili dhe në vargjet e himnit të tij përfshin komunikimin me Zotin, si një komb me virtyte, nuk mund të lejojë të poshtërohet botërisht nga një njeri i cili vlerëson se është mbi Zotin, Popullin dhe Atdheun”, deklaroi Spahiu.
Ai tha se që pas viteve 1990, ish-kryeministri Berisha vendosi tullën e parë dhe nuk xhamia nuk u ndërtua. “Dy dekada më parë ish-presidenti Berisha vendosi tullën e parë dhe mashtroi pambarimisht Komunitetin Mysliman. Projektet e ish Kryetarit të Bashkisë Edi Rama dhe kryetarit aktual Lulzim Basha, janë një farsë e pamoralshme dhe me pasoja për shoqërinë dhe shtetin. Ashtu si dhe besimtarët e Krishterë të cilët kanë të drejtat e tyre për të pasur kultet në çdo qendër urbane dhe kryeqytet, ku ata të praktikojnë lirisht fenë dhe besimin e tyre ashtu dhe besimtarët Mysliman duhet të mos diskriminohen duke u penguar dhe detyruar të falen rrugëve. Të gjithë jemi qytetarë dhe qenie të barabarta përpara Zotit dhe ligjit. Ai që tenton të na poshtërojë dhe të na ndajë do marrë ndëshkimin e popullit dhe mallkimin e Zotit. Mëkatari i madh i padrejtësive të këtij populli do largohet me turp duke mos e lejuar të gënjejë dhe mashtrojë sërish. Aleanca KuqeZi do të rikthej ndarjen e fesë nga shteti dhe do krijojë kushtet që të gjithë besimtarët të ndjehen të barabartë në ushtrimin e këtij besimi si qytetarë të lirë të një shteti kuqezi i cili do të sigurojë dhe garantojë harmoninë dhe bashkëjetesën fetare”, përfundoi Spahiu./Start/
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version