Mediat spanjolle akuzojnë FIFA-n se po luan lojë të dyfishtë me futbollin kosovar. Kështu vlerëson faqja e njohur spanjolle superdeporte. es, e cila ia ka kushtuar një rast të veçantë rastit të futbollit kosovar, i cili vazhdon të mbetet i izoluar tashme e 13 vjet pas luftës, transmeton Shekulli online.
Gjithnjë sipas kësaj uebfaqeje, me hapat të cilat po lëviz shtëpia e futbollit botëror, ëndrra e drejtuesve të futbollit kosovar për t’u futur në ombrellën e FIFA-s dhe UEFA-s mund të zgjasë.