Deri më sot janë dëgjuar një numër i madh i thashethemeve në lidhje me iPhone 6, në mesin e tyre kishte edhe pohime se gjenerata e re e telefonit të Apple do të vijë me një ekran më të madh, ndoshta rreth 5 inç në madhësi.
Ekrani i iPhone 6, i cili pritet të sjell madhësi të re dhe jo të zakonshme për telefonat e famshëm të Apple, thuhet se do të jetë i bërë nga safiri.
Në mesin e pohimeve të shumta të publikuara gjatë javëve të fundit hyn edhe lajmi se mbushësi i iPhone 6 do të mund të jetë i bazuar në energji diellore.
Këto janë disa nga karakteristikat e mundshme të iPhone 6, të cilat janë listuar nga burime dhe raporte të ndryshme mediale:
- Retina 2 – YRGB Pikselë
- SolarCharging përmes ekranit të iPhone
- Ekrani me diagonale prej 5.1 inç – madhësi e njëjtë e telefonit
- Kamera e pasme me 10 MegaPiksel
- Mundësi incizimi të videove në 4K
- Incizim i videos në 500 FPS
- Ndriçimi 2 – 10 X Shpejtësi më të madhe të transferimit të të dhënave – Mbushje të Baterisë
- MINI AUX, për ruajtjen e hollësisë së telefonit
- Stereo Sound IN/Out
Natyrisht, se ende nuk dihet nëse iPhone 6 do të mund ti sjell të gjitha këto karakteristika, mirëpo nëse të njëjtat do të jenë pjesë e këtij telefoni, me siguri se Apple do ta ketë një telefon të “çmendur” në treg. / Telegrafi /