Ministri turk i shëndetësisë, Muhamed Muezin Oglu, ka deklaruar se tashmë gjithçka është gati për nisjen e lundrimit të anijes spital. Ai tha se ideja e ndërtimit të një anije spital, ishte ide e kryeministrit Erdogan, i cili kishte sugjeruar që Turqisë i duhet një spital shëtitës për transportin e të lënduarve nga vendet me fatkeqësi natyrore si Pakistani, apo dhe Libia më parë.
Ministri tha se anija është 200 metra e gjatë, ka 206 krevate, 10 klinika emergjence, 8 salla operacioni dhe shumë shërbime të tjera. Ajo përmban dhe një vend të posaçëm për uljen e helikopterëve. Stafi punonjës i këtij spitali shëtitës është 157 specialistë mjekësorë dhe marinarë.
Ministri shtoi se anija do u shërbejë të sëmurëve jashtë republikës turke dhe se buxheti vjetor i saj është 100 milionë dollarë. /ardhmeriaonline/
Categories