Categories
Lajme FRI

Spray zbarkon edhe në Primera Division

Federata spanjolle vendosi që të lejojë përdorimin e sprajit dhe në Primera dhe Segunda Divizion nga ky sezon, për të mos krijuar më polemika ..
Bombola e famshme spray që mbanin gjyqtarët me vete në Botërorin e Brazilit duket se i ka bërë për vete dhe spanjollët. Pasi Federatat Italiane dhe franceze të Futbollit vendosën përdorimin e saj në kampionatet e tyre është Spanja që “dashurohet” pas saj. Federata spanjolle vendosi që të lejojë përdorimin e sprajit dhe në Primera dhe Segunda Divizion nga ky sezon, për të mos krijuar më polemika sa I përket largësisë që duhet të mbajnë futbollistët gjatë vendosjes së murit në goditjet e dënimit apo afrimit të topit nga ana e futbollistëve që do të marrin përsipër ekzekutimin e tij. Bombola spraj që u pa për herë të parë në një kampionat botëror në Brazil 2014, në Amerikën e Jugut përdorej prej vitesh nga arbitrat.

Exit mobile version