Jo larg nga gazi lotsjellës dhe protestat masive në Taksim të Stambollit, gjendet lagjja Fatih. Këtu, njerëzit nuk i ndajnë pikëpamjet me protestuesit në qendër të qytetit.
“Unë kam qenë atje dhe kam parë se çka po ndodhë. Ata bërtisnin, ‘Jo fashizëm’, por unë mendoj se ajo që kanë bërë njerëzit atje është e gabuar. Duke thyer automjetet policore dhe duke plaçkitur autobusët, protestat nuk kanë kuptim. Për të ruajtur një pemë, ata shkatërruan shumë gjëra, “shpjegoi një banor.
Për banorët e lagjes Fatih, nuk ka asnjë problem mes autoriteteve policore dhe komunitetit të tyre. Ata thonë se mund të jetojnë krah për krah.
“Unë kam jetuar këtu për 40 vjet, dhe kurrë nuk jam ndaluar nga policia dhe të më pyesin për gjëra të tilla si:” Ku po shkon? Çfarë jeni duke bërë?” Gjithkush shkon aty ku do. Këtu është Xhamia Fatih dhe këtu është pijetorja,” tha një tjetër banorë.
Sipas një rezidenti, trazirat kanë ardhur nga jashtë Turqisë.
“Ngjarjet në Taksim janë çështje e bizneseve dhe forcave të huaja, ka pohuar ai.
Korrespondenti i Euronews në Stamboll, Bora Borayktar thotë:
“Ka disa të cilët ndjekin ngjarjet në Taksim në heshtje nga një distancë. Edhe pse ata ndajnë shqetësimet mjedisore, ata janë më të shqetësuar me dhunën gjatë protestave. ”
Edhe pse vetëm pak kilometra distancë, diferenca në opinione ekziston theksueshëm në shoqërinë turke.
Protesta, e cila u rrit nga një demonstratë e vogël në lidhje me rizhvillimin e hapësirave të gjelbra (Gezi park) ka degraduar në një lëvizje kundër politikave të kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan.
Gjatë dekadës së fundit në pushtet, Erdogan merr meritën për rritjen e shpejtë ekonomike të vendit. Gjatë të njëjtës periudhë kohore, të ardhurat për kokë banori janë trefishuar. /mesazhi/
 
Euronews

Al Jazeera Balkans