Stambolli pritet të hapë muzeun e parë kushtuar jetës së profetit Muhamed a.s.
Muzeu i quajtur “Koha e Bekuar e Profetit Muhamed” do të shfaqë kopje të objekteve dhe vendeve që ishin pjesë e jetës së Profetit Muhamed, duke filluar nga rrobat e tij dhe mjetet, si dhe kopjen e xhamisë së Profetit Muhamed a.s.
Shtypi turk njoftoi se muzeu do të ndërtohet nga themeli dhe do të hapet në vitin 2016.
Muzeu, i cili do të ketë 6 zona të ndryshme, do të ndërtohet në rrethin Eyup të Stambollit dhe do të ketë një sipërfaqe prej 3 mijë e 500 metra.
Muzeu do të shërbejë si një udhërrëfyes që tregon jetën dhe veprën e profetit Muhamed, si dhe përhapjen e Islamit deri në kohët tona aktuale.
Muzeu do të ofrojë kopje të objekteve nga e gjithë bota në lidhje me Profetin Muhamed.
Ai do të shpjegojë 63 vjet të Pejgamberit dhe jetës së tij si baba, gjysh, Profet dhe udhërrëfyes i islamit.
Përmes këtij muzeu, fëmijët do të kuptojnë fëmijërinë e tij, rinia do ta kuptojë rininë e tij dhe etërit atësinë e vet.
Ky është muzeu është i pari i këtij lloji në botë.
/mesazhi/
Categories