Turqia ka plane ambicioze: për vitin 2017 është planifikuar hapja e aeroportit më të madh të botës në Stamboll, megjithëse ndërtimi nuk ka nisur ende.
Ai është një nga projektet e ndërtimit më të diskutueshme të Gjermanisë: prej më shumë se gjashtë vjetësh po e ndërton Berlini aeroportin e tij të ri – dhe nuk po e mbaron. Dhe kjo ndodh në vendin e teknikëve dhe të inxhinierëve! Kurse në Stamboll gjithçka do të ecë më shpejt, gjithsesi më shpejt se në Berlin. Deri në vitin 2017, metropoli turk do të ketë një aeroport të ri. Dy aeroporte Stambolli i ka që tani: aeroportin Ataturk në anën evropiane të rajonit të metropolit dhe aeroportin Sabiha Gökçen në anën aziatike. Por që të dy mezi e përballojnë ngarkesën, sepse transporti ajror në kryqëzimin mes Evropës dhe Azisë është rritur së tepërmi. Sipas të dhënave të drejtorisë së aeroporteve turke, numri i fluturimeve për në Turqi vetëm në krahasim me vitin e fundit është rritur me 4,6 përqind. Dhe gati gjysma e këtyre fluturimeve përfunduan në njërin prej dy aeroporteve të Stambollit.
Prandaj tani do të ndërtohet një aeroport i ri në veri të qytetit dhe ai do të jetë gjithçka tjetër por jo modest. Gjashtë pista për uljen e avionëve në një territor prej 9000 hektarësh janë parashikuar. Llogaritur nga numri i pasagjerëve, ai pritet të jetë madje më i madhi në botë, me 150 milionë pasagjerë në vit. Deri tani aeroporti më i madh i botës është Hartsfield-Jackson-Airport në Atlanta me 92 milionë pasagjerë në vitin 2011. Në Evropë, London Heathrow është në vendet e para, i pasuar nga aeroporti Charles de Gaulle në Paris dhe aeroporti Frankfurt mbi Main në Gjermani.
Mendime të ndryshme për koston
Ministri turk i transportit, Binali Yildirim, ka bërë të ditur se afati për ofertat e sipërmarrjeve të ndërtimit, të cilat do të ndërtojnë aeroportin me gjashtë pista uljeje, mbaron në 3 maj. Synimi është që projekti të përfundojë pastaj brenda 42 muajsh, shprehet Yildirim. Sa do të kushtojë ky projekt gjigand është e paqartë. Ministri i Transportit flet për rreth shtatë miliardë euro. Gazetari turk dhe eksperti i fluturimeve ajrore Ugur Cebeci është më pak optimist për koston. Ai mendon se aeroporti do të kushtojë rreth 10 miliardë euro. Edhe për çështjen, nëse ia vlen një investim kaq i madh, ka mendime të ndryshme. Sipërmarrja austriake e financave “Erste Bank”, në një informacion për degën e fluturimeve në Turqi tërheq vëmendjen se largësia nga qyteti e aeroportit të planifikuar paraqet një rrezik. Rreth 50 km nga zemra e Stambollit do të ndërtohet ky aeroport. Por ekspertë të tjerë mendojnë se pavarësisht nga distanca, aeroporti do ta përforcojë rëndësinë e Stambollit në transportin ndërkombëtar ajror. Që sot Stambolli paraqet një nga qendrat më të rëndësishme për fluturimet ndërkombëtare./dw/