Categories
Fetva

Statusi i nënës së femrës me të cilën je i fejuar?

PYETJA: Çfarë tretmani ka nëna e femrës me të cilën jam i fejuar?
Bashkim Aliu
PËRGJIGJA:
Fejesa sipas parimeve Islame, është vetëm premtim për martesë në të ardhmen, dhe si e këtillë, nuk ka fuqi ligjore në kuptim të shndërrimit të nënës apo ndonjë të femre tjetër nga familja e të fejuarës, në femër të ndaluar për martesë, për të fejuarin.
Do të thotë, ajo është si çdo grua tjetër, dhe nuk duhet që t’ia jep dorën, të qëndron pa mbulesë, të mvetësohet etj.
Nëna e vajzës bëhet e ndaluar për një person, vetëm pasi të lidh kunorë me vajzën e saj, konform rregullave islame.
Kjo vlen edhe për vetë femrën me të cilën një person është i fejuar.Gjegjësisht, pos në rastin kur do të fejohet, pastaj nuk i lejohet që të kërkojë prej saj ta nxjerr shaminë.Poashtu, nuk i lejohet të mvetësohet apo të bënë ndonji aventur tjetër.Pra, këto mund të bëhen vetëm pas lidhjes së kunorës-niqahit.
Me këtë rast, të rinjtë dhe të rejat muslimane të devotshëm, duhet të jenë të kujdesshëm në këtë drejtim.Ose le të venë niqah prej fillimit të fejesës, që ta kenë të lejuar të shihen, të shëtisin, etj, ose le të mbrohen nga veprimet të cilat i bëjnë të fejuarit e kësaj kohe, e të cilat veprime janë jashta normave islame.
Allahu e di më së miri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version