Në Tajlandë është zhvilluar stërvitja ndërkombëtare ushtarake “Kobra e artë 2013”, nga ku pasqyrohen pamje shumë interesante.
Të bën përshtypje pjesa ku ushtarët pine gjakun e gjarprit dhe hanë zogjtë si pjesë e stërvitjes në rast se mbesin vetëm në pyll.
“Kobra e artë” është një njësi ushtarake ku marrin pjesë ushtarë nga vende të ndryshme, realizohet për të vazhduar dhe zhvilluar më tej marrëdhëniet ushtarake të popujve të cilët kërkojnë një siguri të përbashkët.
Në këtë stërvitje bashkë me ushtarë të ardhur nga vendet e Azisë dhe Paqësorit kanë marrë pjesë dhe ushtarë të ardhur nga Amerika./Start/