Categories
Lajme FRI

Strugë, Podgorca pa shkollë shqipe, në mënyrë madhështore festoi 7 Marsin

Festa e 7 Marsit u shenua edhe në mesin e nxënësve dhe prindërve të shkollës së vetfinancuar shqipe në Podgorcë. Prindërit dhe nxënësit shqiptarë në këtë vendbanim përsëri hasën në rëzistencën nga ana e drejtorit të shkollës për këtë shënim të kësaj feste të arsimit shqip.
Referatin kushtuar festës së 7 Marsit, ditës së mësuesit dhe të shkollës së parë shqipe, e paraqiti Seade Fazliu e cila pas elaborimit të shënimeve historike të zhvillimit të shkollës shqipe, u ndal edhe në vetë shkollën e Podgorcës, e cila dikur quhej me emrin e patriotit dhe arsimdashësit Iljaz Podgorca, emër ky që nderon jo vetëm Podgorcën por edhe rrethinën, transmeton r.Rrapi.
Paraprakisht, u zhvillua një parakalim i nxënësve të shkollës shqipe së bashku me prindërit e tyre nëpër fshat, të shoqëruar edhe nga anëtarët e SHKA “Shpresa” nga Veleshta.
Në oborrin e shkollës, ku ishin tubuar shumë njerëz në mbështetje të shkollës shqipe në Podgorcë, u dha edhe një program kulturor nga anëtarët e SHKA “Shpresa” nga Veleshta dhe këngëtarja Bora Tahiri.
Kujtojmë se në këtë vendbanim në komunën e Strugës nuk lejohet hapja e paraleles në gjuhën shqipe, ngase nga Ministria e Arsimit vlersojnë se nuk plotësohet kriteri për një gjë të tillë, mirëpo shqiptarët e Podgorcës me vet iniciativë shkollojnë fëmijët e tyre në gjuhën amtare. /Portalb
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version