Një grup studentësh dhe profesorësh nga universitetet “Shën Cirili dhe Metodi” nga Shkupi “Shën Kliment i Ohrit” nga Manastiri, “Goce Dellçev” nga Shtipi, Universiteti shtetëror i Tetovës dhe nga Akademia Ushtarake në Shkup do ta vizitojnë selinë e NATO-s në Bruksel.
Vizita është në suaza të bashkëpunimit mesvendit tonë dhe NATO-s, ndërsa realizohet me përkrahje të misionit të Maqedonisë pranë NATO-s.
Projekti i cili ishte i iniciuar nga ana e misionit të RM-së pranë NATO-s dhe i realizuar për herë të parë vitin e kaluar, dhe këtë vit mbahet me përkrahje të NATO divizionit për diplomaci publike.
Grupi i studentëve dhe i profesorëve të enjten do ta vizitojnë selinë e NATO-s në Bruksel, ku do të brifohet për agjendën e tanishme të NATO-s, Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhëniet e NATO-s me Republikën e Maqedonisë, kërcënimet e reja të sigurisë dhe sfidat e NATO-s , si dhe aktivitetet e NATO-s në Afganistan.
Grupi do të pritet në misionin e RM-së pranë NATO-s, ku ambasadori Martin Trenevski do t’i njoftojë me përpjekjet e misionit për afirmim të interesave të RM-së në suaza të NATO-s.
Të premten do ta vizitojë Komandën Supreme të Aeancës për Evropën (S’HAPE) në Mons, ku do të brifohet për operacionet e komandës dhe për bashkëpunimin ushtarak.
EDITOR
12 years ago
next article
Do të kopjosh në test? Në Kinë nuk do ja dilje dot!
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago