Përmes projektit “Udhëtojmë në Evropë”, 12 studentë nga Maqedonia edhe këtë verë, përsëri do të kenë mundësi për ta hulumtuar Evropën dhe ta promovojnë vendin e tyre. Studentët që dëshirojnë të jenë pjesë e ekipit që 22 ditë do të udhëtojë nëpër Evropë kanë edhe pesë ditë për të aplikuar, kurse këtë të drejtë e kanë të gjithë ata që janë në vitin e fundit të studimeve apo absolventët me notë mesatare të studimeve më të madhe se 8.
Nga realizuesi i projektit, asociacioni i qytetarëve MOST, me ndihmën e donatorëve dhe të sponsorëve, janë siguruar biletat Inter Rail për udhëtim të pakufizuar me tren, karta ISIC, sigurimi i udhëtarëve dhe një pjesë e mjeteve materiale që do ti nevojiten. Edhe më shumë, për të gjithë studentët që do të udhëtojnë, donatori Robert Bosch Stiftung organizon festival në Berlin më 24 dhe 25 korrik, pas së cilës çdo student individualisht do të vazhdojnë udhëtimin e tyre evropian.
Konkursi për paraqitjen e studentëve është i hapur deri më 1 korrik, kurse udhëtimi do të fillojë më 23 korrik. Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike, kurse formularët dhe informacionet tjera në lidhje me projektin janë të pranishme në faqen e internetit të projektit www.patvoevropa.org.mk.
“Udhëtojmë në Evropë” gjashtë vitet e fundit është project rajonal, i cili përveç në Maqedoni realizohet edhe në shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor.
Categories