Studentët e Qendrës Rinore të Forumit Rinor Islam, vizituan Qendrën për Mirëkuptim dhe Bahkëpunim Institucional (QMBI), O.H.”Kalliri i Mirësisë” dhe Asociacionin për Afirmimin e Gruas (AAG), organizata këto joqeveritare që veprojnë në Shkup.

Këtë vizitë, studentët e filluan nga zyrat qendrore të FRI-së në Shkup, ku fjalim rasti para të pranishmëve pati kryetari i FRI-së, Fisnik Shabani si dhe pergjegjësja e Departamentit të Femrës, Zubejda Murtezi, para studentëve prezantuan aktivitetet e FRI-së.

Më pas, vizita vazhdoi në zyrat e QMBI-së ku kryetari i kësaj qendre, Mr. Muhamed Murtezi, pati fjalim përshëndetës dhe njoftoi për punën e kësaj qendre. Vizita e radhës ishe te AAG, ku Sumeja Murtezi, anëtare e kësaj organizate, njoftoi studentët për veprimtarinë e AAG-së. Pati edhe një koktej modest organizuar nga AAG. Dhe, në fund, u vizitua edhe objekti i O.H. “Kalliri i Mirësisë”, ku nënkryetari i kësaj organizate, Qenan Ismaili, tregoi poashtu për aktivitetet bamirëse dhe edukative. Poashtu, kjo organizatë shtroi edhe një drekë modeste për studentët.

anigif