570 studentë nga gjithsej pesë fakultete të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, hodhën solemnisht kapelat, për të shënuar në këtë mënyrë përmbylljen e ciklit studimor. Në manifestimin i cili u mbajt në ambientet e Universitetit të Evropës Juglindore, para profesorëve dhe prindërve të studentëve të diplomuar, rektori Zamir Dika tha se kjo ushtri e të diplomuarve, do të jetë një ndihmë e madhe për shtetin, si profesionistë të cilët do të ndihmojnë në reformat e nevojshme institucionale të Maqedonisë.
“Jam i sigurt se e nesërmja juaj do të jetë më premtuese, falë kësaj mundësie që quhet diplomë universiteti. Ju po diplomoni në kohën kur shoqëria ka nevojë më shumë se kurdoherë për gjenerata kompetente në shumë fusha. Më mirë se kush do tjetër, ju do dini ti jepni përgjigje për shumë dilema që janë sfida të kohës para së gjithash, në përpjekjet e zhvillimit ekonomik reformat institucionale në sfidën e angazhimit menaxherial dhe shpesh herë aty ky të tjerët ngrenë duart’, tha Zamir Dika – rektor i UEJL-së.
Categories