Categories
Lajme

Studentet e Universitetit të Bostonit bartin hixhabin për një ditë (Foto)

Studentet jomuslimane të Universitetit të Bostonit (SHBA) vullnetarisht kanë kaluar një ditë duke bartur hixhabin, si pjesë e projektit të universitet “muaji mars, rritja e ndërgjegjësimit për Islamin”, me të cilin është synuar korrigjimi i keqkuptimeve që kanë të bëjnë me Islamin dhe hixhabit.

Studentët e Universitetit të Bostonit shpeshherë i mbulojnë kokat e tyre me gjëra të tilla si kapela bejsbolli, shalle, kapela fetare, por ekziston diçka që ngre emocione, krijon paragjykime dhe mahnitje, e kjo është hixhabi. Në disa vende bartja e hixhabit në shkolla publike, universitete dhe institucione qeveritare është e ndaluar. Sakina Hassanali, kryetare e unionit islam në universitetin e Bostonit thotë se hixhabi i saj tërheq vëmendjen. “Kjo kryesisht lidhet me paragjykimet. Për shembull, njerëzit mendojnë se unë flas arabisht”, thotë ajo. Në të vërtetë, Hassanali është nga Tanzania ku flitet anglishtja dhe suahilishtja.

Hassanali thotë se disa studente kanë pranuar komente negative nga miqtë dhe kolegët, por të gjitha thonë se kanë përjetuar raeksione pozitive.
Unë pashë ftesën në web sajtin e Unionit George Sherman, dhe thash me vete, nëse do ta bëjë, do të të jetë shumë interesantë”, thotë Dian Qu, studente e Fakultetit të Arteve dhe Shkencës.

“U kërkova atyre t’më tregojnë se si rregullohet hixhabi, por më vonë harrova, dhe e vura atë në mënyrën time”, thotë Qu, e cila ka prejardhje nga Kina.

Qu nuk ishte e interesuara e vetme.
Ajo është njëra nga 40 jomuslimanet të cilat janë intersuar ta kalojnë një ditë me hixhab, dhe ta përkrahin ‘ditën e hixhabit’ në Universitetin e Bostonit.
I dashuri i saj këmbënguli që ajo ta heq shaminë derisa shetiste me ate, por ajo nuk pranoi.

“Unë vetëm u ktheva dhe fillova të eci vetëm”, thotë ajo.

“Dita e hixhabit” është një prej disa ngjarjeve të sponsorizuar nga Unioni Islam i Universitetit të Bostonit, si pjesë e projektit ‘Marsi-muaji i ndërgjegjësimit për Islamin.”

Studentet kishin mundësi të paraqiten në konviktet e tyre studentore ose nëpërmjet web sajtit të Unionit George Sherman, dhe secila kishte mundësi ta marrë linkun e videos me përmbajtje edukative, si dhe distinktivin rozë me mbishkrimin “Dita e hixhabit B.U.-Pyetëm për hixhabin tim.”

Sonia Perez Arias ka përjetuar një përvojë pozitive.

“Tërë ditën kam bartur një hixhab shumëngjyrësh, komentet e njerëzve kanë qenë të ndryshme, disa miqë më kanë përqeshur duke mos e kuptur arsyen pse kam pranuar të merr pjesë në këtë, por kishte edhe të tjerë që më përshëndesnin derisa shetisja në Commonwealth Avenue. Unë i dua sfidat e reja. Muslimanët më përshëndesnin arabisht. Nuk dija si t’ju përgjigjem atyre.”, thotë Arias, e cila konsiderohet të jetë ateiste.

Studentja nga Trinidadi, Anya Gonzales, është krishtere. Gjatë jetës është njoftuar me një numër të madh të muslimanëve. “Unë jam shumë e lumtur që kam bërë këtë”, thotë Gonzales, e cila është shumë e kënaqur që ka pranuar të jetë e mbuluar brenda një dite. Është lehtë të ruhet modestia kur është ftohtë, thotë ajo. Duke bartur hixhabin, për një ditë, ajo kuptoi se çfarë do të thotë të jesh e mbuluar gjatë tërë vitit. “Kam fituar mendime tjera për gratë muslimane”, thotë ajo.

Richa Kaul frikën fillestare e ka zëvendësuar me mirëkuptim dhe besim.

Hindusja Kaul, iu bashkua projektit nga kurioziteti dhe të tregojë “respektin për kulturën islame.”

” Frikën dhe nervozizmin e vetëm e ndjeva kur e hapa derën e klasës, dhe pash disa duke kthyer kokat e tyre. Vura re se njerëzit më parë e shohin hixhabit e pastaj juve.”

“Momenti më i quditshëm i ditës ishte kur era ma hoqi hixhabin, dhe një kalimtar ktheu kokën, duke mos më shikuar nga turpi. Ndoshta ka menduar se për herë të parë jamë zbuluar në publik”, tha Kaul.

“Kurrë nuk do ta harrojë fytyrën e tij”, shtoi ajo.

Islami e sheh mbulesën si një kod të detyrueshëm të veshjes, e jo si një simbol fetar që tregon përkatësinë.

Përvoja pozitive
Mbështetja e jomuslimanëve në “Ditën e hixhabit ‘ka hasur në lëvdata, sepse ata kanë shprehur gatishmëri për korrigjimin e keqkuptimeve që kanë të bëjnë me Islamin dhe hixhabin.

“Unë dua t’i përgëzoj studentet e universitetit të Bostonit të cilët kanë pranuar sfidën e” Ditës së hixhabit ‘duke vendosur të përjetojnë shpërblimin subjektiv për shkak të zgjedhjes personale dhe të rrezikojnë të bëhen objekt përqeshës i personave me paragjykime”, thotë Shehla Hari, profesoreshë e antropologjisë në Fakultetin e arteve dhe shkencës.

“Dita e hixhabit” nuk është ngjarja e vetme që u organizua me rastin e muajit të universitetit.

Gjatë muajit mars, Unioni islam i universitetit organizoi një sërë aktivitetesh, duke përfshirë “Petalet e Profetit s.a.v.s.”, shpërndarjen e luleve në sheshin Marsh, si dhe faljen e namazit të akshamit në shesh. Është organizuar gjithashtu edhe diskutimi publik “Çka është Islami” në qendrën Howard Thruman.
“Përgjigja ka qenë e masive”, thotë Hassanali, duke iu referuar ngjarjes “Petalet e Profetit s.a.v.s”. “Edhe pse ne ishim ato që dhuronim lule, një djalë na është afruar dhe na dhuroi neve lule.” “Ky akt me të vërtetë na preku dhe tregoi se çfarë komunitetit kemi në B.U.”

Edhe pse nuk ekzitojnë vlerësime zyrtare, në SHBA jetojnë rreth 6-8 milion muslimanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version