Studentët e departamentit të psikologjisë të vitit të tretë të Universitetit Shtetëror të Tetovës, në udhëheqje të Mr.sc Ibrahim Neziri, realizuan një vizitë zyrtare në Universitetin e Tiranës, në Departamentin e psikologjisë.
Në Universitetin e Tiranës, studentët e USHT-së u pritën nga mësimdhënësi Mr.sc Elvis Popaj dhe studentët e programit studimor të psikologjisë. Gjatë takimit u bisedua për plan-programin e psikologjisë në të dy universitetet, praktikat, realizimin e projekteve hulumtuese- shkencore në fushën e psikologjisë. Studentët e USHT-së, patën rastin të vizitojnë kushtet në të cilat realizohet mësimi në këtë universitet dhe shkëmbyen ide dhe eksperienca, tema të ndryshme me studentët e këtij universiteti, njëherit e bënë një elaborim për realizimin e studimeve dhe praktikave studentore në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Gjatë takimit mes mësimdhënësve u bisedua për realizimin e projekteve të përbashkëta me studentët, mundësinë e bashkëpunimit në hulumtime shkencore, ku do të jenë të kyçur drejtpërdrejtë studentët e psikologjisë të të dy universiteteve, për mobiliet të studentëve, njëherit edhe realizimin e praktikave të ndryshme për trajnimin e tyre profesional, aty ku ekziston mundësia, sipas planit dhe programit të studimeve.
Studentët e psikologjisë të USHT-së, studentëve të Universitetit të Tiranës iu shpërndanë disa materiale me informata për fakultetet dhe programet e ciklit të parë dhe të dytë që posedon ky universitet. Pjesë e agjendës gjatë qëndrimit në Tiranë, nën udhëheqjen e Albina Limanit, ishte edhe vizita e monumenteve historike, Muzeu kombëtar, librari dhe biblioteka, me ç’rast studentët u furnizuan me literaturë të botimeve më të reja në gjuhën shqipe në fushën e psikologjisë, objekte kulturore, galerinë e arteve dhe vende tjera të rëndësishme me qëllim edukativ dhe rekreativ. (INA)
Categories